Lajme

Donacion nga Zvicra për shëndetësinë e Vitisë

Në këtë donacion përfshihen mjete dhe inventar mjekësor si tavolina operacioni, tavolina të gjinekologjisë, shtretër lëvizëse etj.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim kryetarin e organizatës (Le Fonds d’Aide Internationale au Développement) F.A.I.D, Pierre-Yves Amgwerd si dhe Yves Blanc nga Zvicra, të cilët kanë sjell një donacion me mjete mjekësore.

Pjesë e këtij delegacioni ishte edhe Zaim Hoxha, i cili ka lobuar që këto donacione të vijnë në Viti.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka falënderuarorganizatën F.A.I.D për donacionin e sotëm i cili sipas tij do të lehtësoj punën e mjekëve në Viti .

„Donacionet e tilla nga shtetet mike si Zvicra janë një dhuratë e veçantë për qytetarët tanë. Më lejoni që të ju falënderoj për donacionin e sotëm e cila është shumë e rëndësishme për punën e mjekëve, por edhe për qytetarët tanë pasi me këtë pritet të përmirësohen shërbimet mjekësore ndaj qytetarëve tanë” u shpreh Haliti.

Ndërkaq Kryetari i F.A.I.D, Pierre-Yves Amgwerd tha se ky donacion do të shërbej qytetarëve të Vitisë.

“Sot po ndihem shumë mirë pasi që me të vërtetë populli i Kosovës është shumë mikpritës, andaj kjo po më bënë që të ndihem si Kosovar” u shpreh Amgwerd., transmetojnë mediat lokale

Përndryshe në këtë donacion përfshihen mjete dhe inventar mjekësor si tavolina operacioni, tavolina të gjinekologjisë, shtretër lëvizëse etj.