Feja
Don Marjani: “Krenar që do të bashkëmeshoj me Papën në shenjtërimin e Nënë Terezës”
"Jam shumë i lumtur se do të bashkëmeshoj me Atin e shenjtë, me Papa Françeskun në shenjtërim e Nënë Terezës"
Don Marjan Marku, prej disa vitesh punon si meshtar në një kishë katolike zvicerane të Kantonit Thurgau. Më parë ai për rreth 10 vite ka qenë kryetar i Misionit Katolik Shqiptar të Zvicrës Lindore, të cilin edhe e ka themeluar. Sot, më 4 shtator 2016, Don Marjani ndodhet në Vatikan, ku së bashku me shumë priftërinj tjerë, të drejtuar nga Papa Françesku, do të marrë pjesë në meshën e shenjtërimit të Nënë Terezës. Unë jam shumë i lumtur që do të marr pjesë në shenjtërimin e nënë Terezës në Romë. “Jam shumë i lumtur se do të bashkëmeshoj me Atin e shenjtë, me Papa Françeskun në shenjtërim e Nënë Terezës, posaçërisht duke qenë i vetëdijshëm se mesha shenjte për Shën Nënë Terezën ka qenë burimi i jetës së saj. Në Romë më së paku do të ketë shqiptarë, shumë më tepër do të ketë njerëz nga e gjithë bota, sepse edhe pse ajo ishte shqiptare, ajo i përket mbarë botës, sepse mbarë bota e quan nënë”, thpetë në prononcimin e tij për albinfo.ch, Don Marjan Marku.
Nënë Tereza: “Unë jam një laps i vogël në dorë të Zotit”
Më tutje, duke folur për rëndësinë që shenjtërimi i Nënë Terezës ka për shqiptarët, Don Marjani i referohet asaj që gruaja më e njohur në botë ka thënë rreth përkatësisë së saj: `Me gjak e gjini jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Jam murgeshë katolike. Për thirrje, i përkas mbarë botës, por zemra ime i përket plotësisht zemrës së Krishtit. Linda në Shkup në vitin 1910. Im atë kishte një dyqan të vogël ku shiste material ndërtimi. Kisha një motër e një vëlla. Ishim familje e lume. E shumë e bashkuar. Unë jam një laps i vogël në dorë të Zotit. Është ai që shkruan. Ai, që mendon. Është ai që vendos. E përsëris. Unë jam veç një laps i vogël, i vogël`. E mora këtë citat të thënë nga goja e saj dhe i cili dëshmon se kush ishte dhe çfarë domethënie ka shën Nënë Tereza për shqiptarët dhe për mbarë botën. Gjithë jeta e saj, gjithë veprimi i saj, gjithë qenia e saj ishte e shtyrë për të shuar etjen e Jezu Krishtit në kryq. Shën nënë Tereza thoshte: klithja e Jezu Krishtit “I thirst” – kam etje në kryq nuk ishte për ujë, por ishte për dashuri”, shprehet për albinfo.ch Don Marjan Marku, famullitar në një kishë katolike në Zvicrën lindore.
Si shqiptarë mund të themi se kemi një engjëll shpirtëror, një ndërmjetësuese në qiell
“Shenjtërit në aspektin fetar janë udhëtregues se si duhet jetuar për të arritur në amshim. Ajo me jetën e saj në kohën e tashme, e dëshmoi se është e mundur për të arritur në qiell, duke jetuar për Zotin dhe për njeriun, duke qenë në shërbim të Hyit dhe njeriut, të nevojtarit, të sëmurit… Ajo përmes shërbimit të saj e bëri të pranishëm Zotin në mesin e njerëzve. Mund të thuhet se ajo bashkoi Hyjnoren me njerëzoren, sepse ajo ishte e vetëdijshme se çfarëdo bënte për të varfrit dhe nevojtarët, e bënte për Zotin. Pra të varfrit dhe nevojtarët në “Slums” për Nënë Terezën ishin Zoti dhe nënë Tereza për ta ishte prania e Hyjit. Si shqiptarë mund të themi se kemi një engjëll shpirtëror, një ndërmjetësuese në qiell, e cila është nga toka jonë, kombi dhe gjaku ynë. Si e tillë ajo është një ndërmjetësuese dhe udhërrëfyese para Hyjit për ne dhe për mbarë botën.
Në vitin 1979 e lumtura Nënë Tereza fitoi shpërblimin Nobel për paqe në Oslo dhe me këtë rast tha: Dhurata më e madhe në jetën time është dashuria e Jezusit. Ai është burimi i jetës sime, i thirrjes sime, i kushtimit tim. Ai është dashuria ime, çdo kush dhe çdo gjë për mua. Dëshira ime më e madhe do të ishte kjo: që kjo dashuri të zbatohet në mbarë botën, sidomos tek ata që vuajnë.
Kjo ka një vlerë të jashtëzakonshme për kishën katolike në popullin shqiptar por edhe në mbarë botën. Thirrja e saj për dashuri është më se e nevojshme se kurrë në vendin tonë por edhe në botën mbarë. Ajo këtë e dëshmoi me jetë dhe vepër por na thërret edhe neve që edhe ne këtë dashuri ta realizojmë në jetë dhe me vepër, përfundon Don Marjani prononcimin e tij për albinfo.ch.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje