Bota

Dollari mbërrin nivelin më të lartë kundrejt monedhave të tjera

Kursi i këmbimit të dollarit amerikan të mërkurën ka arritur nivelin më të lartë në shtatë javët e fundit në tregjet ndërkombëtare, për shkak të një sinjali se Banka Qendrore Amerikane (FED) ka paralajmëruar një rritje të mundshme të normave të interesit në muajin mars.

Në këtë atmosferë të tregjeve, monedha amerikane është forcuar 0.7 për qind kundrejt monedhës japoneze, për 113.6 jen. Dollari është forcuar për 0.3 për qind kundrejt monedhës së përbashkët evropiane dhe euro tregtohen për 1.0544 dollarë.

Kështu, indeksi i dollarit, i cili mat vlerën e SHBA-së ndaj gjashtë monedhave më të rëndësishme të botës së partnerëve kryesorë tregtarë të SHBA-së, u rrit me rreth 0.5 për qind.

Fokusi i investitorëve ishin deklaratat e kryetarit të degës së FED-it në New York, William Dudley, përndryshe një aleat i ngushtë i presidentit Janet Yellen, argumentet për forcimin e politikave monetare.

Një mesazh i ngjashëm u dërgua nga dega e FED-it në San Francisco, John Williams, duke thënë se rritja e normave të interesit në rendin e ditës janë tema që seriozisht do të merren parasysh, duke pasur parasysh punësimin e plotë dhe përshpejtimin e inflacionit në SHBA.