Lajme
Dollari kap nivelin më të lartë në 20 vjet, kush humb dhe kush fiton?
Vlera e dollarit amerikan ka arritur nivelin më të lartë në 20 vjet.
Dhe, ndryshimet në vlerën e valutës më të rëndësishme në planet, sigurisht që do të ndjehen në çdo cep të globit.
Rritja dhe ulja e vlerës së një valute varet nga një numër arsyesh, ama një nga arsyet kryesore janë manovrat që ndërmerren nga Bankat Qendrore të secilit shtet, kur ato vendosin të ulin dhe ngrenë manualisht normat e tyre të interesit.
Dhe një nga kontribuuesit kryesor në rritjen e dollarit ka qenë pikërisht Banka Qendrore Amerikane – ose Rezerva Federale – e cila ka rritur normat e interesit në vend intensivisht, të paktën që kur Joe Biden u bë president.
Shumë i kanë akuzuar këto fushata të Rezervës Federale si kontribuuesit kryesorë të rritjes së inflacionit në SHBA, por në të njëjtën kohë, sa më të larta të jenë normat e interesit në një vend, aq më atraktiv bëhet ai shtet për investitorët e huaj të cilët kanë kontribuuar direkt në rritjen e vlerës së dollarit.
Përfituesit
Që nga viti 1945, nafta shitet dhe blihet vetëm me dollar amerikan. Dhe një dollar më i fortë ndikon drejtpërsëdrejti në çmimet e naftës.
Kjo sepse një dollar më i fortë do të thotë se sasi më të mëdha nafte mund të blihen për të njëjtën vlerë dhe kjo do ta ndihmojë çmimin e një fuçie naftë të bie.
Në të njëjtën kohë, importet e huaja bëhen me të lira për konsumatorët amerikanë, gjë që pritet të ndihmojë edhe në uljen e inflacionit në vend.
Turistët amerikanë gjithashtu përfitojnë. Kur dollari amerikan ngrihet në krahasim me valutat e tjera, amerikanët mund të blejnë më shumë produkte/shërbime gjatë udhëtimeve të tyre jashtë vendit.
Bizneset e huaja ku këta turistë amerikanë do të shpenzojnë dollarët e tyre do të përfitojnë gjithashtu.
Humbësit
Kosto e eksporteve amerikane do të ngrihet – sidomos për produktet industriale – duke i bërë ato shumë më të shtrenjta për blerësit e huaj, gjë që do të ndikojë në uljen e shitjeve dhe si rrjedhim fitimeve, sidomos për fabrikat vendase.
Europa dhe shtetet me shumë borxhe: Ndërkohë që një dollar më i fortë ndihmon në uljen e inflacionit në SHBA, ai ka një efekt tërësisht të kundërt në shtetet e tjera, ku zhvlerësimi i valutave ka kontribuar në rritjen e kostos së importeve – sidomos naftës.
Amerikanët përtej oqeanit: Kompanitë amerikane që operojnë në shtete jashtë SHBA-së do të dëmtohen nga forcimi i dollarit. Kjo sepse produktet ose shërbimet e tyre do të bëhen më të shtrenjta në këto shtete, dhe si rezultat, më pak konkurruese. Kompani si Microsoft, Apple apo Costco që kanë shumë klientë të huaj jashtë SHBA-së kanë parashikuar ulje në fitimet e tyre këtë vit.
Burime sugjerojnë se Rezerva Federale Amerikane do të vazhdojë të ndërmarrë fushata të tjera agresive në javët që vijnë, duke i rritur edhe më tej normat e interesit, dhe duke e forcuar dollarin edhe më shumë.
Këto manovra po ushtrojnë presion edhe mbi Bankat Qendrore të shteteve të tjera për t’i rritur normat e tyre të interesit në mënyrë që të mund të zhbëjnë sadopak nga humbjet e tyre kundrejt dollarit./Euronews
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel