Lajme
Doli numri më i ri i magazinës albinfo.ch

Në prag të Vitit të Ri, në kulmin e atmosferës “festive”, (për aq sa mund të festohet në kushtet e pandemisë) erdhi në duart e lexuesve numri më i ri i revistës albinfo.ch.
Sikurse çdo zhvillim gjatë vitit që po lëmë pas, edhe ky numër i revistës, përkundër përpjekjeve të redaksisë, nuk ka mundur t`i shqitet ngjyrimit të lëngatës së madhe që po kalon bota aktualisht: koronavirusit.
Megjithatë, siç sugjerohet nga titulli në ballinë, “Pas ferrit, shpresa”, revista sheh një dritë në fund të tunelit. Drejt optimizmit udhëzon edhe blloku i temave të këtij numri, që merret gjerësisht me vaksinat që po promovohen dy muajt e fundit, si shpresë përfundimtare për të dalë nga qarku i rrezikshëm i pandemisë së Covid-19.
Në këtë kuadër janë intervistat me dy mjekë shqiptarë në Zvicër, deklarata e BAG e dhënë për albinfo.ch, kronika për gjendjen në botë e në Zvicër sa i takon vaksinave, biografia e zbuluesve të vaksinës BionTech/Pfizer etj.
Edhe në këtë numër, si zakonisht, pasqyrohet e gjithë larushia e zhvillimeve aktuale në fushë të kulturës, sportit, turizmit, aktiviteteve të ndryshme shoqërore etj., në diasporë ose që lidhen me diasporën.
Magazina albinfo.ch mund të gjendet në ambientet ku frekuentojnë shqiptarët në gjithë Zvicrën, megjithëse kësaj here me kufizimet e njohura që diktojnë masat kundër koronavirusit.
Për fund, albinfo.ch u uron të gjithë lexuesve një vit të ri të mbarë dhe sidomos, pa koronavirus.
E-Diaspora
-
Deputeti zviceran, kundër diskriminimit të kosovarëve në sigurimin e makinave Pensionistët kosovarë janë të dëmtuar nga sigurimi i makinave: Deputeti i Parlamentit zviceran kërkon të ndalojë...
-
Austri: Ekspozitë e piktorit shqiptar Haxhi Fejzullahi
-
Doktori nga Kosova emërohet shef klinike në landin e Thuringenit në Gjermani
-
Puna me kohë të pjesshme: Si të shmangni boshllëqet e pensioneve
-
Gjenevë: U promovua libri “Shekulli i parë” në një festë të kujtesës historike
Jeta në Zvicër
-
Lozana rrezikon të humbasë statusin si kryeqytet i Vaud-it Një propozim i ri nga 23 deputetë të kantonit Vaud synon të ndryshojë statusin e Lozanës...
-
Franga zvicerane “fituesja” më e madhe nga tarifat e Trumpit – por çfarë ndodh me konsumatorët zviceranë?
-
Industria zvicerane e djathit në krizë, prodhuesit detyrohen të ndërpresin veprimtarinë
-
Parlamenti zviceran kërkon që fishekzjarret të lejohen vetëm me autorizim
-
Fillon puna për Eurovizion në Bazel