Integrimi
Doli numri i ri i revistës albinfo.ch
Nga e hëna është në duart e lexuesve numri me ri, i 14 i revistës albinfo.ch. Ky numër, për temë bosht ka martesat e përziera, gjegjësisht prezantimin e çifteve ku bashkëshortët kanë prejardhje të ndryshme etnike.
Një i ri i dikurshëm shqiptar që është martuar me një moshatare të tij zvicerane ose anasjelltas por edhe çifte që janë martuar në moshë pak më të shtyrë, kanë qenë në fokus të këtij numri të revistës.
Po kështu janë prezantuar edhe pasardhës të çifteve të përziera, shqiptaro-zvicerane që kanë ardhur në jetë në një ambient familjar ku bashkëjetojnë dy kultura të ndryshme.
Ajo që është synuar të mësohet nga këta shembuj ka qenë mënyra se si e perceptojnë bashkëshortët ose fëmijët e tyre kulturën e njëri tjetrit, si e gjejnë çelësin e jetës në harmoni në mes të dy kulturave që kanë ndryshime të konsiderueshme në mes njëra tjetrës etj. “Dashuria për diversitetin” është motoja që i lidh këto portrete dhe që është edhe titulli i editorialit të këtij numri.
Krahas temës bosht, numri më i ri i revistës ofron edhe shumë tema nga përditshmëria shqiptare në Zvicër, zhvillimi, investimet në atdhe, kultura. Prezantohen bashkatdhetarë nga Zvicra që kanë investuar në Kosovë, artiste të rinj shqiptarë që po bëjnë depërtime serioze në kulturën e vendit ku jetojnë etj.
Revista albinfo.ch mund të gjendet dhe lexohet kudo në Zvicër, në ambientet ku frekuentojnë shqiptarët.
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?