Lajme
Doli nga shtypi numri më i ri i magazinës albinfo.ch
Nga sot, në duart e lexuesve në Zvicër do të jetë numri më i ri i magazinës albinfo.ch, botim i platformës informative me të njëjtin emër.
Edhe ky numër i ofron lexuesit një përmbajtje të larmishme temash, të cilat kryesisht lidhen me diasporën tonë në Zvicër e gjetiu.
Kështu, në revistë mund të lexoni një reportazh ekskluziv të albinfo.ch mbi “verën e vonuar” gjegjësisht fluksin mërgimtarëve për ta vizituar Kosovën, në pushimet vjeshtore, të tetorit.
Një intervistë me ambasadorin e ri të Kosovës në Zvicër, Shkëlqesinë e tij, Sami Ukelli është po ashtu një nga temat që ju prezanton ky numër.
albinfo.ch në numrin aktual prezanton bashkatdhetare dhe bashkatdhetarë të suksesshëm, përmes portreteve dhe intervistave të realizuara me ta.
Këtu bën pjesë intervista me dr. Fatime Imeri-Berisha, pronare dhe drejtuese e disa qendrave të testimit për koronavirus, në Zvicër, pastaj intervista me ish moderatoren nga Tirana, Floriana Garo, e cila tani jeton në Zvicër, intevista me kryetarin e LAPSH për Kantonin e Cyrihut, Naser Ulaj në 30 vjetorin e LAPSH “Naim Frashëri” etj.
Edhe në këtë numër të revistës do të gjeni rubrikat e rregullta mbi letërsinë, filmin, modën ose automobilizmin.
Magazina albinfo.ch, sikurse edhe deri tani, mund të gjendet në të gjitha ambientet ose lokalet e frekuentuara nga shqiptarët, në Zvicër.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje Dita e pikut ishte 3 dhjetori. Atë ditë, punonjësit e postës përpunuan afro 1.3 milionë pako...
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent