Lajme
Doli në ballkon për të bërë foto, shqiptari nga Zvicra vdes në mënyrë tragjike
28-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht nga ballkoni i hotelit në Tiranë
Një aksidenti tragjik ka ndodhur në një hotel në Tiranë, ku A.M. 28-vjeç, humbi jetën pasi ra nga kati i pestë, transmeton albinfo.ch.
A.M. banonte në Zvicër, derisa në Shqipëri ishte vetëm për pushime.
Departamenti Federal i Punëve të Jashtme konfirmon vdekjen e tij, i cili ishte me shtetësi zvicerane, shkruajnë mediat zvicerane.
Raportohet se viktima doli në ballkonin e hotelit për të bërë fotografi, mirëpo për shkak se hekurat e ballkonit ishin të ndryshkur, për një moment ata u këputen dhe shqiptari 28-vjeçar me nënshtetësi zvicerane ra nga ajo lartësi.
Vlen të theksohet se për këtë rast tragjik ka raportuar edhe media zvicerane “20.min”, ku ka marrë informata nga punëdhënësi i të ndjerit.
“Ende nuk mund ta besoj”, thotë VM *, punëdhënësi i viktimës, për median zvicerane.
Mustafi punoi si shofer në kompaninë e tij të transportit: “Ai ishte një punonjës shembullor dhe një mik i mirë”.
Shefi e përshkruan të ndjerin si person “shumë të dashur”, derisa edhe e konfirmoi se i ndjeri ishte në pushime në Tiranë për pesë ditë, duke lënë pas vete dy fëmijë të moshave dy dhe katërvjeçare.
Në fund, punëdhënësi i shpreh ngushëllime familjes së viktimës.
Gjithashtu, edhe Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) konfirmoi vdekjen e A.M. për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA.
Në një version të parë të artikullit u tha se viktima ishte një mësues. Ky informacion u shpërnda fillimisht nga mediat shqiptare dhe pas kërkimeve është vërtetuar se ky informacion është i rremë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












