Lajme
Dokumenti sekret i Bild zbulon “planin sekret të Rusisë për të sulmuar NATO-n”
Forcat e Armatosura Gjermane po përgatiten për një “sulm në shkallë të plotë” kundër krahut lindor të NATO-s, nga Rusia, sipas një “dokumenti të klasifikuar – ekskluzivisht për përdorim zyrtar” të Ministrisë së Mbrojtjes së Berlinit, të cilin gazeta “BILD” pretendon se e ka parë. Ky është një “skenar stërvitor”, sipas të cilit mund të ndodhë “një përshkallëzim mes NATO-s dhe Rusisë”, përcjell albinfo.ch.
Sipas dokumentit, lufta mund të shpërthejë në verën e vitit 2025, në kulmin e një sërë zhvillimesh të shkaktuara në shkurtin e ardhshëm nga mobilizimi i personelit të forcave të armatosura në Rusi. Në pranverë, e inkurajuar nga “mbështetja e lëkundur perëndimore” për Ukrainën, Moska pritet të nisë një ofensivë në ish-republikën sovjetike, me “suksese të mëdha” deri në qershor.
Rusia më pas do të kryente sulme kibernetike dhe forma të tjera të luftës hibride në Estoni, Letoni dhe Lituani. Në shtetet baltike, Moska do të nxiste përplasje midis pakicave ruse dhe pjesës tjetër të popullsisë, në mënyrë që të shfrytëzonte trazirat si pretekst për ndërhyrje.
Kriza do të përkeqësohej me afrimin e stërvitjeve “Zapad 2024”, të cilat Rusia do t’i mbajë në territoret e saj perëndimore dhe në Bjellorusi nga shtatori i ardhshëm. Në manovra, 50 mijë ushtarë rusë do të vendosen në kufijtë e Polonisë dhe Lituanisë.
Në muajin tetor Rusia pritet të vendosë trupa dhe raketa me rreze të mesme veprimi në enklavën e saj të Kaliningradit, midis Polonisë dhe Lituanisë, në një operacion propagandistik, sipas të cilit NATO po përgatit një sulm kundër këtij territori. Objektivi i Kremlinit do të ishte pushtimi i korridorit “Suwalki” midis Polonisë dhe Lituanisë, i cili ndan Bjellorusinë nga Kaliningrad.
Sipas dokumentit, para nisjes së aksionit Moska do të thërriste një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të denoncuar planet e NATO-s për një sulm kundër territorit rus. Në janar 2025 do të zhvillohej një takim i jashtëzakonshëm i Këshillit të Atlantikut, ku Polonia dhe shtetet baltike do të informonin vendet e tjera të NATO-s për “kërcënimin në rritje nga Rusia”. Marsin e ardhshëm, Kremlini do të dërgonte më shumë trupa drejt Balltikut dhe Bjellorusisë, duke vazhduar të ngrinte spektrin e agresionit kundër tij nga Aleanca Atlantike për qëllime propagandistike. Në këtë pikë, Rusia do të kishte vendosur dy divizione të blinduara, një këmbësorie të mekanizuar dhe një komandë divizioni në Bjellorusi, për një total prej 70 ushtarësh.
Në maj të vitit të ardhshëm, NATO do të miratonte “Masat për parandalim të besueshëm” për të parandaluar agresionin rus kundër korridorit Suwalki nga territori bjellorus dhe Kaliningrad. Por, në dokumentin e Bundeswehr-it, çështja e efektivitetit të këtij parandalimi mbetet e hapur. E pyetur nga “Bild” për “Mbrojtjen e Aleancës Atlantike 70”, ministria gjermane e Mbrojtjes nuk deshi të komentojë në detaje. Megjithatë, ministria njoftoi se “marrja në konsideratë e të gjithë skenarëve, përfshirë ato jashtëzakonisht të pamundura, është pjesë e aktivitetit të përditshëm ushtarak, veçanërisht në stërvitje”.
Lajmi nga BILD ka sjellë reagimin e Kremlinit, që e hedh poshtë me forcë një skenar të tillë, duke e përshkruar si “mashtrim”.
“Bildi nuk heziton të shkruajë gënjeshtra, ndaj do të preferoja të mos komentoja”, iu përgjigj zëdhënësi i presidencës ruse, Dmitry Peskov, gazetarëve që i kërkuan një reagim ndaj artikulli të gazetës gjermane, se Rusia po planifikon të sulmojë krahun lindor të NATO-s.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor