Kinema

Dokumentarët që ia vlen t’i shikoni

Përveç filmave e serialeve, një shikueshmëri të madhe e sigurojnë edhe dokumentarët

Filmi i parë narrativ dokumentar jo-fiktiv ka qenë “Nanook of the North” i vitit 1922, nga Robert Flaherty. Ky dokumentar paraqiste jetën e ashpër të jetës në Arktik.

Dokumentarët kanë fuqinë të edukojnë, janë një burim i thellë e informues. Përderisa nëpër filma e seriale përdorën aktorë, në dokumentarë personazhe janë njerëz të vërtetë, shkruan albinfo.ch

Cilët janë disa dokumentarë që duhet t’i shikoni?

“Planeti Tokë II, Planeti i kaltër II, Planeti jonë dhe shtatë botët, Një planet”

Këta dokumentarë të historisë natyrore të viteve të fundit të rrëfyera nga David Attenborough janë dëshmitarë të një ndryshimi të jashtëzakonshëm ndër vite. Natyralisti në këto dokumentare paraqet fakte për gjendjen e planetit dhe rolin tonë në rënien e tij. Dokumentarët janë një analizë se nga po shkon bota.

“Merkuri 13”

Dokumentari paraqet historinë e grave në fushën e aviacionit. Ishte William Randolph Lovelace që ftoi gratë pilote në projektin e tij kërkimor të financuar privatisht në fillimin e viteve 1960.

Lovelace ishte mjeku i cili zhvilloi testet fizike dhe psikologjike për të zgjedhur kandidatët për hapësirë. Ai nuk kishte dyshime se gratë ishin të afta të fluturonin në hapësirë dhe gruaja e parë ishte – Valentina Tereshkova, në 1963.

“Pandemia: Si të parandalojmë një shpërthim”

Vitin e kaluar, Isabel Castro bëri një dokumentar tronditës me gjashtë pjesë për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Ajo filmoi në të gjithë botën, me supozimin se sëmundja tjetër e madhe që do të godasë njerëzimin do të përdorë rrjetin e linjave ajrore për t’u përhapur në gjithë globin.

Sapo zbarkoi pandemia, e gjithë bota u gjet e ‘pushtuar’ nga Covid-19. Ky dokumentar i Castros mbetet një udhërrëfyes i vlefshëm (edhe nëse herë pas here kundër fakteve) për krizën globale të tanishme.

“Peshku i Zi”

Pas vdekjes së trajnerit të Seaworld, Dawn Brancheau në 2010, u realizua dokumentari i nominuar për BAFTA i Gabriela Cowperthwaite, që tregon historinë e Tilikum, një demi

5500 kilogramë. Nuk ka raste të regjistruara të demave që vrisnin njerëz, por Tilikum ka vrarë tre.

Blackfish është parë mbi 60 milionë herë, duke shkaktuar trendin aktual të dokumentarëve të natyrës hulumtuese. Mbetet një nga më të mirët, dhe nga më të errurit të zhanrit të tij.

“Foshnjat”

Sa doni të dini për foshnjën tuaj? Seriali i shtrenjtë dhe mbërthyes i lezetshëm dokumentar i ndjek 15 familje nga e gjithë bota gjatë vitit të parë të plotë të jetës së bebes së tyre të re.

Çdo episod ndjek një pjesë të ndryshme të procesit, të tilla si lidhja, ushqimi, gjumi dhe të folurit.

“Dilema sociale”

Një nga dokumentarët më të përfolur së fundmi padyshim është “Dilema shoqërore”.

Dokumentari popullor ‘The Social Dilemma’ kritikon mediat sociale, por ofron disa zgjidhje. Është një dokumentar-dramë e re, mbi mënyrën se si kompanitë e teknologjisë kanë manipuluar psikologjinë njerëzore me pasoja të tmerrshme për shoqërinë tonë.

Këta dokumentarë të përmendur janë vetëm disa nga plot të tjerë që duhet shikuar, pasi që dokumentarët mund të na ndihmojnë të konstruktojmë një imazh më të qartë mbi jetën e botën, shkruan albinfo.ch