Shëndetësi
Doktori Blerim Syla flet për infermierët që shkojnë në Gjermani
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Dr. Blerim Syla, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me ikjen e mjekëve dhe infermierëve.
Ai ka thënë se shteti duhet të investojë deri 140 mijë euro për të edukuar në mjek dhe në fund këto kuadro po e lënë Kosovën për të punuar në vendet evropiane.
“Imagjinoni atë njeri që e kemi shkolluar ne, e kemi edukuar, ta merr jashtë, dhe më e keqja është se nuk trajtohen si vendasit atje. Nuk janë ka lidhin kontrata për çka janë duke kryer shkollë. Këta faktikisht janë si ndihës të infermierëve atje, a shkojnë me Bachelor të kryer dhe shumica e tyre përfundojnë me shkencën e pleqërisë dhe kanë me punu veç me shërby për pleq, me u kujdes për pleq”, ka deklaruar Syla në Telegraf.
Kujtojmë se në Kosovë javën e kaluar qëndroi ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn i cili tha se vendi i tij ka nevojë për mijëra infermierë dhe këtë numër synojnë ta plotësojnë nga Kosova dhe vende tjera. Spahn ka nënshkruar edhe një Deklaratë të Përbashkët me ministrin Uran Ismaili, për të bashkëpunuar më shumë për infermierët, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji Në një ceremoni homazhi në Gjenevë, të përgatitur nga familja dhe miqtë e dashamirët e tij,...
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
Jeta në Zvicër
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit Shoqata rajonale e hoteleve po u kërkon anëtarëve të saj që të rrisin çmimet vetëm në...
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju