Lajme
Përvoja e një doktori shqiptar në Londër që e fitoi betejën ndaj COVID-19
Mjekët shqiptarë në Londër, Dr. Adrian Fandi dhe Dr. Linda Musli, të cilët shërbejnë në urgjencën e spitalit Kingston, tregojnë për betejën e fituar me COVID-19 dhe vendimin e tyre për të dhuruar plazmën, me qëllim që të ndihmojnë pacientët e tjerë për t’u shëruar. Gjithashtu, ata po japin kontributin e tyre përmes ofrimit të konsultave online për shqiptarët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, përcjell albinfo.ch.
Doktor Adriani dhe bashkëshortja e tij, Linda Musli, vazhdojnë konsultat on line me shqiptarët në Londër dhe jo vetëm me qëllim asistimin dhe këshillimin për çdo nevojë mjekësore sidomos në kushtet e pandemisë botërore Covid-19. Së fundmi doktor Adrian Fandi është përzgjedhur nga Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri dhe është bërë pjesë e grupit të eksperteve shqiptarë në luftën ndaj Covid-19, transmeton Tema.
Doktor Adrian Fandi tregon se virusin e mori në mes të muajit mars gjatë një vizite normale në spitalin “Kingston Hospital Foundation Trust” në Londër gjatë kohës që po vizitonte një djalë të ri. “U preka nga kovid rreth mesit të marsit në një periudhë që sapo kishte filluar të përhapej virusi në UK dhe masat mbrojtëse për personelin. Kështu që duke vizituar pacientë në zonën e pastër, ose pa pacientë që dyshohen me Covid-19, po vizitoja një djalë 25 vjeç që erdhi me dhimbje koke e temperaturë.
Natyrisht isha pa maskë dhe pas vizitës e kuptova që ishte Covid-19. Atij djali i kishte ikur nuhatja si dhe disa shenja të tjera si kollë e dhimbje gryke. Për momentin nuk u shqetësova, por m’u desh të ballafaqohem me eprorët për incidentin dhe kërkova prapë vënien e maskave për të gjithë personelin e Emergency Department. Pas disa ditësh ndërruan rregullat për më mirë, por tashmë ishte tepër vonë.
Pesë ditë pas kontaktit duke u kthyer në shtëpi pas turnit të punës fllova të dridhem e sa arrita në shtëpi temperatura ishte 38 gradë celcius. Aty e kuptova se më erdhi radha edhe mua. Ishte data 25 mars dhe mediat në Itali flisnin për mijëra viktima nga Covid-19. Të gjitha kanalet televizive me ekspertë e pseudoekspertë që ishnin flisnin për këtë tragjedi e njerëz që humbnin jetën.
Lutja ndaj zotit, si burim force e shprese
Çdo natë më zinte gjumi duke iu lutur Krishtit dhe Zonjës së Bekuar në Medjugorje (Bosnjë). Ndërkohë më vinin tekste nga kolegët e shokët që luteshin për mua kush Allahut, kush Budës, kush nuk e di kujt. Ditën e katërt në spital llova të ndihem diçka më mirë dhe ula nivelin e oksigjenit që merrja aty, fillova të bëhesha më optimist.
Rikthimi në familje i shëruar
Sapo dola nga spitali i shëruar, gruaja sa mori vesh erdhi të më merrte. Që atë ditë filloi jeta ime e dytë. Gëzimi për të qenë pranë familjes time, me të dashurit e mi, me jetën që kishim krijuar së bashku për gati 30 vjet. Ditë pas dite po bëhesha më mirë dhe vendosa të kthehem në punë pas 10 ditësh pasi dola nga spitali. Gëzimi i shokëve të punës ishte mallëngjyes. Aty fillova edhe një herë me energjinë si më parë. Natyrisht siguria në punë ishte rritur dhe masat mbrojtëse ishin bashkëkohore tashmë. Një pjesë e kolegëve ndërkohë ishin prekur nga Covid-19, por me shenja më të lehta se unë. Pacientët që vinin nuk ishin vetëm të moshuar, por shumë të rinj si dhe në gjendje të rëndë. Masat e lock doun në UK nuk janë të forta dhe përhapja e virusit është e madhe”, shpjegon Adrian Fandi.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se deri më 22 dhjetor...
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
Jeta në Zvicër
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit Në një vlerësim të publikuar të hënën, Fondi Zviceran i Sigurimit të Aksidenteve (Suva) thekson se...
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane
-
Parfumi REMIX: Një inovacion zviceran me investitorë shqiptarë
-
Bora krijon kaos në Bernë, pezullohet pjesërisht qarkullimi i autobusëve