Lajme
Dogana e Kosovës vjel 746 milionë euro, 14% më shumë se vjet
“Deri dje, Dogana ka arkëtuar 746 milionë euro që në krahasim me vitin e kaluar është 14 % më shumë se viti 2015 që ishte 658 milionë"
Në periduhën e deritashme të këtij viti, Dogana e Kosovës njofton për rritje të “të vjelave”. Kjo ka ardhur si rezultat i ndryshimeve të politikave fiskale dhe marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, thuhet në një njoftim për media të lëshuar nga Dogana.
Në njoftim thuhet se deri më tani dogana i ka sjellë buxhetit të Kosovës më shumë se 89.1 milionë euro.
“Përkundër këtyre ndryshimeve fiskale, edhe angazhimi i doganës dhe puna e palodhshme e oficerëve doganor ka sjell të hyra më shumë për 89,1 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Kjo rritje, sipas Doganave të Kosovës është për rreth 14 për qind.
“Deri dje, Dogana ka arkëtuar 746 milionë euro që në krahasim me vitin e kaluar është 14 % më shumë se viti 2015 që ishte 658 milionë. Gjithashtu edhe kundrejt projeksioneve buxhetore për viti 2016 (Dogana për këtë vit duhet të mbledh 1 miliard e 40 milionë euro), pra ne jemi 22 milionë euro apo 3.2% më shumë. Sipas trendit momental, ne do të tejkalojmë edhe projeksionin buxhetor deri në fund të vitit”, vazhdon njoftimi.
Si rezultat i MSA duke filluar nga 1 prilli i këtij viti, ka liruar mallra me vlerë të taksës doganore prej 13 milion euro, pra efekti kryesor ishte në taksën e Doganës por edhe në mbledhje e TVSH-së, thuhet në njoftim
Nga ana tjetër, shtyrja e TVSH-së nga kufiri në brendi të vendit për lëndën e parë, pajisjet prodhuese dhe teknologjinë informative ka ndikuar direkt në uljen e mbledhjes së TVSH-së me total prej 15 milionë euro më pak, përfundon njoftimi.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë