Kosova
Dogana e Kosovës për 4 muaj mblodhi rreth 400 milionë euro
Që nga hapja e pikës kufitare në Durrës, qeveritë e dy vendeve kanë mundësuar krijimin e një hallke me anë të kësaj pike doganore
Është bërë e ditur se Dogana e Kosovës para dy vjetësh zyrtarisht kishte hapur zyrën e saj në Portin e Durrësit, marrëveshje kjo në mes Kosovës dhe Shqipërisë, për të lehtësuar tregtinë, lëvizjen e shpejtë të mallrave dhe të pasagjerëve, përcjell albinfo.ch.
Për mediat kosovare, zyrtarë të Doganës së Kosovës thonë se nga kjo pikë doganore shfrytëzohet mjaft nga bizneset kosovare dhe përfitimet e tyre janë të shumta për dërgesat që i bëjnë në drejtim të Kosovës.
Vlen të theksohet se në Doganë po ashtu tregojnë se në katër mujorin e parë të këtij viti, të hyrat totale janë 396.4 milionë euro, ose 25 për qind më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Gjithashtu, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, pret që shumë shpejt të nisë edhe zhdoganimi i mallrave në bregdetin shqiptar, ndonëse sipas tij, kjo mbetet në vullnetin e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës.
“Ende nuk kemi filluar me zhdoganim, për shkak se ka procedura të ndryshme për financiare, të cilat bëhen në rastin e pagesave. Besojmë se shumë shpejt do të arrihet edhe kjo dhe të fillojë dhe të kemi një procedurë komplete të zhdoganimit. Jo pse tani nuk është procedurë komplete, sepse e njëjta procedurë e transitit zhvillohet edhe në pikat kufitare, si p.sh., në Han të Elezit… Këto janë çështje të cilat u përkasin institucioneve të larta, Dogana është në aspektin e zbatimit të tyre”, thotë Stavileci.
Ai thotë se që nga hapja e pikës kufitare në Durrës, qeveritë e dy vendeve kanë mundësuar krijimin e një hallke me anë të kësaj pike doganore, e cila ka eliminuar vonesa në dërgesat e mallrave që targetohen në portin e Durrësit dhe janë të adresuara për Kosovë. Stavileci thekson se shumë biznese janë duke e shfrytëzuar këtë pikë.
“Tani kompanitë kosovare mund të sjellin mallrat e tyre në Durrës, ato trajtohen dhe marrin trajtim doganimi nga Dogana e Kosovës si transit dhe pastaj vazhdojnë direkt në terminalin e brendshëm doganor në Kosovë. Pra, hallka e doganës së Shqipërisë, kontrolli dhe transiti për mes doganës së Shqipërisë kjo është eliminuar dhe është zhvendosur direkt tek dogana e Kosovës. Kur një dërgesë, e cila është deklaruar në Durrës dhe është për Kosovë, neve automatikisht na vjen lajmërimi që ka dërgesa të cilat do të vijnë në Kosovë… (4’14) Kemi mjaft shfrytëzim të kësaj pike, kryesisht shfrytëzimi kësaj pike bëhet nga bizneset të cilat kanë import më të madh ose sasi më të madhe të importit”, thotë ai.
Stavileci ka thënë Dogana 80 milionë euro ka inkasuar më shumë sivjet për katër muajt e parë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.
“Ne kemi arrit gjatë këtij vit, apo për gjatë këtyre katër muajve të parë kemi një performanacë të mirë të të hyrave. Deri tani që flasim janë mbledhur 396.4 milionë euro, ku krahasuar me vitin 2020 është 25 përqind më shumë të hyra apo rreth 80 milionë euro më shumë. Por, krahasimi më i mirë do të duhej të ishte me vitin 2019 ku nuk ka pasur pandemi sikur në vitin 2020 që ishte vit pandemik. Prandaj, në vitin 2019, në periudhën e njëjtë, katër mujori i parë ne kemi rritje prej 12 përqind apo 43 milionë euro, që nënkupton se në vitin 2019 kemi pasur në të njëjtën periudhë 353 milionë euro të grumbulluara”, thekson Stavileci.
Sa u përket vendeve nga importohen mallrat, Stavileci thekson se janë kryesisht shtetet Bashkimit Evropian, pastaj nga vendet e CEFTA-s, Kina dhe Turqia.
E-Diaspora
-
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër nis përgatitjet për zgjedhjen e kryesisë së re në janar 2025 Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare po hyn në një fazë të rëndësishme të organizimit të...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Gjërat kryesore që duhet të keni parasysh kur krahasoni tarifat e sigurimit shëndetësor zviceran Nëse po përpiqeni të gjeni çmime më të lira për vitin 2025, mund të shfletoni të...
-
SBB dëshiron të ridizajnojë vagonët e saj për të përmbushur më mirë nevojat e pasagjerëve
-
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
-
Shpenzimet zvicerane për kujdesin shëndetësor – ‘mbi 100 miliardë dollarë’
-
Në Zvicrën gjermanishtfolëse ka mungesë “babadimrash”