Kosova
Dogana e Kosovës në portin e Durrësit, me vula të reja
Dogana e Kosovës ka publikuar tri vula të reja, të cilat do të përdoren në portin e Durrësit.
Ky pikëkalim kufitar do të këtë vulën për anije, kontejnerë dhe traget. Kosova të martën e ka hapur pikën e saj doganore në Durrës.
Projekti që kishte filluar në vitin 2016, pritet t’i lehtësojë procedurat e deklarimit në doganë dhe të shkurtojë kohën e kryerjes së tyre.
Në cilësinë e koordinatorit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive, zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, tha se ky është projekti i dytë më i madh që prej shpalljes së pavarësisë.
Hapja e pikës doganore të Kosovës në portin e Durrësit pritet të lehtësojë tregtinë dhe lëvizjen e mallrave, po ashtu edhe atë të udhëtarëve. Megjithëse nga kjo e martë zyra u deklarua e hapur, puna në këtë pikë nuk ka nisur ende.
E-Diaspora
-
Bernë: Promovohen librat, “Të fluturosh atje ku nuk ishe” dhe “Hanna” Në Ambasadën e Kosovës në Bernë, mbrëmë është bërë promovimi i dy librave: “Të fluturosh atje...
-
Suksesi i stomatologëve mban “vulën” e Denta Tech dhe Agron Ajrulait
-
Kurti takon bashkatdhetarët në Slloveni, i fton të regjistrohen për të votuar më 9 shkurt
-
Në konsullatën e Kosovës në Cyrih, promovohen veprat e Dr. Xhavit Lipajt
-
Jela Berisha përfaqëson shkollën shqipe “Ostermunndigen Bern” me interpretim të librave
Jeta në Zvicër
-
Farmacitë zvicerane përballen me derregullimin e tregut dhe konkurrencën në internet Në shumë pjesë të botës, farmacitë lokale po zhduken, viktima të rritjes së çmimeve dhe rritjes...
-
Pesë ngjarjet kryesore në Zvicër për këtë javë
-
Ndalimi i celularëve në shkolla mbështetet në masë të madhe nga popullata zvicerane
-
Suksesi i stomatologëve mban “vulën” e Denta Tech dhe Agron Ajrulait
-
Zvicër: Migros planifikon të hapë 140 degë të reja