Kosova
Dogana e Kosovës ndalon hyrjen e 16,500 kg çokollatë me afat të skaduar nga Zvicra
Dogana e Kosovës ka parandaluar hyrjen e një sasie të konsiderueshme të mallrave ushqimore të skaduara në Zyrën Doganore të Mitrovicës. Dërgesa përmbante çokollata të importuara nga Zvicra, me një peshë neto prej 16,500 kg, të cilat u zbuluan me afat të skaduar gjatë procesit të kontrollit të rregullt doganor.
“Menjëherë pas identifikimit të problemit, Dogana njoftoi Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë për inspektimin e mëtutjeshëm të produktit, si dhe prokurorin e rastit për trajtimin e mëtejshëm ligjor të situatës”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Dogana shton se “parandalimi i hyrjes së produkteve të rrezikshme në treg është prioritet i vazhdueshëm për Doganën e Kosovës, e cila punon ngushtë me institucionet përkatëse për të garantuar cilësinë dhe sigurinë e mallrave që importohen në vend”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa do të rritet sigurimi shëndetësor, buka dhe kafja në Zvicër Në Zvicër, çmimi i një filxhani kafeje në kafene dhe restorante është rritur për të pestin...
-
Pas reshjeve të borës, shkaktohen kolona e vonesa në transportin publik në disa kantone
-
Cyrih: Për shkak të reshjeve atmosferike u anuluan 43 fluturime
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?