Kosova
Dogana e Kosovës, të hyra rekord me mbi 1.5 miliardë euro
Dogana e Kosovës ka njoftuar se fillimi i muajit nëntor ka shënuar rritjen më të madhe në të hyra, me mbledhjen e mbi 1.5 miliardë eurove.
Kjo shifër, sipas njoftimit, shënon rritje të dukshme prej 10.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Gjatë njëmbëdhjetë muajve të parë të vitit 2023, të hyrat e mbledhura ishin 1.36 miliardë euro, ndërsa këtë vit janë mbledhur 146.1 milionë euro më shumë. Ky trend pozitiv, që ka nisur të shfaqet vitin e kaluar, ka vazhduar të përforcohet në vitin 2024, duke konfirmuar përkushtimin e Doganës për të maksimizuar të hyrat”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se në këtë rritje ka ndikuar përmirësimi i procedurave doganore, lufta kundër kontrabandës e rritja e transparencës.
E-Diaspora
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas Kosovari 34 vjeçar i kishte shkaktuar lëndime në kokë bashkëshortes së tij 24 vjeçare, po kështu...
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët po reduktojnë gjithnjë e më shumë mishin Familjet zvicerane po largohen gjithnjë e më shumë nga mishi. Përqindja e familjeve që konsumojnë produkte...
-
Pronësia në Zvicër lulëzon ndërsa qiratë ngecin
-
Kantoni i Solothurnit voton për iniciativën e pagës minimale
-
SBB “në renovim”, Aeroporti i Cyrihut është i qasshëm vetëm në një masë të kufizuar në katër fundjavë
-
Vitin e kaluar pati 35 milionerë të rinj të lotarisë, deri në 64 milionë franga të fituara