Kosova
Dogana e Kosovës konfiskon 200 telefona të mençur
Gjatë kontrollit janë gjetur rreth 200 telefona të llojeve Iphone dhe Samsung pa mbulesë dokumentare.
Pas sigurimit të informatave përmes rrugëve operative Dogana e Kosovës me përkrahjen e Policisë së Kosovës sot kanë ndërmarrë një aksion për kontrollimin e dyqaneve që merren me tregtimin e telefonave mobilë.
Aksioni ka qenë i shtrirë në gjashtë lokacione të dyshuara, njësitë e Doganës kanë arritur që gjatë aksionit të zbulojnë sasi të konsiderueshme të telefonave si dhe kanë gjetur hapësira të modifikuara posaçërisht për fshehjen e telefonave brenda lokaleve të kontrolluara.
Gjatë kontrollit janë gjetur rreth 200 telefona të llojeve Iphone dhe Samsung pa mbulesë dokumentare.
Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvajtje doganore dhe hetime.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim