Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Gjermani: Dogana i konfiskon prodhuesit shqiptar 828 litra vaj ulliri kontrabandë Hetuesit doganorë të Berlinit kapën furgonin me vaj kontrabandë, nga Shqipëria. Për këtë sasi vaji, normalisht...
-
Ndahet nga jeta në moshën 100 vjeçare veprimtari Astrit Leka
-
“Albaswiss Care, një spitex me standarde zvicerane, në Kosovë”
-
Shoqata “Atdheu” në Thun festoi ditën e Pavarësisë së Kosovës
-
Kosovarja akuzohet se ka përfituar pa të drejtë 173.000 franga të pensionit IV
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ndarja e azilkërkuesve në kantone shihet si zgjidhje e qëndrueshme Kushdo që aplikon për azil në Zvicër fillimisht shkon në një qendër federale azili dhe më...
-
Zvicër: Importet kineze po dyfishohen – por ligjet e reja mund të godasin këtë sektor
-
A po i bën Trump më të shtrenjtë avionët F-35 për Zvicrën?
-
Zvicër: Veturat pa pilotë, çka duhet të dini
-
Punësimi në Zvicër shënon rritje