Kosova
Dodik thotë se Bosnja nuk do t’i njohë dokumentet e Kosovës
Presidenti i Republika Srpskas në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik, deklaroi sot se Bosnjë e Hercegovina nuk e ka njohur Republikën e Kosovës dhe për këtë arsye nuk mund të njohë as dokumentet e saj. Kjo deklaratë erdhi pas komenteve të kryeministrit Albin Kurti, i cili njoftoi se Kosova do t’i heqë vizat për qytetarët e Bosnjës nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
I dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, theksoi se përderisa Dodiku vazhdon të pengojë hyrjen e shqiptarëve të Kosovës në Bosnjë, ai nuk do të marrë asgjë në këmbim.
“Edhe po t’ma japësh gjithë Gjermaninë, këtë nuk do ta marrësh. Ju ende mund të vini të merrni satelitët tuaj. Ata vazhdojnë të përpiqen të na japin leksione. Nuk funksionon kështu”, tha Dodik në një konferencë për shtyp në Sarajevë, raporton RTRS.
Bosnja është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka marrëveshje për lëvizje të lirë me Kosovën.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje