Newsletter Media

Shqiptari do të hipë në trenin për Angli, digjet 80% nga korrenti

Në përpjekje për t`u ngjitur tinëz në një tren që shkonte nga Franca në Angli, një refugjat shqiptar ka marrë lëndime me rrezik jete nga kontakti me burimin energjisë elektrike. Kjo ka ndodhur të dielën në qytetin verior të Francës, Calais.

Shqiptari 27 vjeçar ka provuar të hipte në trenin e kompanisë franceze SNCF, kur kishte pësuar nga goditja e rrymës elektrike, njoftojnë zjarrfikësit dhe kompania e përmendur. Sipas informacioneve që ka dhënë për mediet franceze njësiti i zjarrfikësve. I riu shqiptar ka pësuar djegie në 80 për qind të trupit.

Duke e komentuar fatkeqësinë që ka ndodhur, një zëdhënës i SNCF-së ka thënë se shumë refugjatë nuk dinë se nën çfarë tensioni të lartë funksionon rrjeti i shinave të kompanisë në fjalë. Në të gjitha rrjetet, ka thënë ai, ka një tension preh 25 mijë voltësh. Autoritetet përpiqen vazhdimisht t`i informojnë refugjatët lidhur me rreziqet që i kërcënojnë në këtë drejtim.