Eugen Cakolli nga rrjeti i organizatave Demokracia në Veprim ka deklaruar se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, të shpallura sot, 34 ditë pas ditës së votimit, shënojnë vonesën më të gjatë për shpalljen e rezultateve përfundimtare që nga zgjedhjet e vitit 2010.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Cakolli ka theksuar se shpallja e rezultateve nuk shënon përfundimin e procesit, por vetëm mbylljen e një kapitulli.
“Në 48 orët e ardhshme pritet të parashtrohen qindra ankesa, trajtimi i të cilave mund të zgjasë deri në 12 ditë. Prej tyre, 6 ditë janë të parapara për shqyrtim në PZAP dhe 6 të tjera në Gjykatën Supreme. Kjo, pa llogaritur vendimet që mund të marrin këto institucione, të cilat potencialisht mund të ndikojnë në certifikimin e rezultateve”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
Cakolli ka theksuar se, edhe pse këto zgjedhje u mbajtën sipas ndryshimeve ligjore të vitit 2023 dhe KQZ-ja kishte gjashtë muaj kohë për përgatitje, vonesat nuk mund të atribuohen vetëm ndryshimeve ligjore. Ai ka kritikuar menaxhimin joadekuat të procesit të numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), i cili, sipas tij, u shoqërua me zvarritje të panevojshme