Autotech

Djegia e veturës elektrike, turpëron “Tesla”-n

Një video në Kinë tregon shpërthimi e një veture elektrike të prodhuar nga Tesla.

Ngjarja ka bërë xhiron e botës, teksa makina ishte e parkuar dhe zëdhënësi i Teslas në SHBA, tha se është dërguar një ekip në Shangai, pas publikimit të videos që tregon shpërthimin, transmeton “TCH”.

Videoja u botua në rrjetin social popullor Weibo, i shoqëruar nga hashtag #AutocombustionTesla” dhe tashmë ka arritur mbi 22 milionë shikime, përcjell albinfo.ch.

Në imazhet mund të shihni tymin e bardhë që del nga një model i parkuar i Tesla S, para se një shpërthim i fortë të  përfshijë automjetin.

Pastaj, makina e djegur vazhdon të digjet.

https://www.youtube.com/watch?v=kzsmwkK_SiY