Shqipëria
Dje kanë nisur tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri, ja sa kushtojnë
Nga 4 janari, në autostradën Thumanë-Kashar ka hyrë në fuqi aplikimi i tarifës për kalim teksa ky është segmenti i parë i kategorisë “A” në Shqipëri, ndërtuar dhe mirëmbajtur nga kompania koncesionare “Gener 2”.
Pas një periudhe 6-mujore kalimi pa pagesë, kompania njoftoi në dhjetor vendosjen e tarifave për përdoruesit e kësaj infrastrukture moderne 21 kilometra të gjatë, transmeton albinfo.ch.
Tarifat janë:
- Motoçikletat me cilindratë mbi 250 cc: 170 lekë.
- Automjetet: 250 lekë ose 2.5 euro.
- Kamionët, autobusët dhe mjetet mbi 2.2 metra lartësi: 620 lekë.
- Mjetet me 4 ose më shumë akse: 870 lekë ose 8.8 euro.
Autostrada Thumanë-Kashar, pjesë e “Korridorit Blu”, u hap për qarkullim në qershor të vitit të kaluar dhe përmbush standardet e Bashkimit Europian, duke lejuar një shpejtësi maksimale prej 130 km/h. Ky investim privat, që do t’i dorëzohet shtetit pas 35 vitesh, përfshin:
Tre korsi për çdo kah lëvizjeje, njëra e dedikuar emergjencave.
14 nënkalime dhe 12 ura.
Segmenti lidh Thumanën me autostradën Tiranë-Durrës, duke shërbyer si një arterie kyçe për qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor














