Lajme

Djathi zviceran shënon keq në renditjen ndërkombëtare

Djathi më i famshëm zviceran, Gruyère, zbarkoi në vendin e 29-të në listën e ‘100 djathërave më të vlerësuar në botë’, të përpiluar nga platforma e kuzhinës TasteAtlas, përcjell albinfo.ch.

Është i njëjti sajt që së fundmi e vlerësoi zviceranin Riz Casimir si “një nga pjatat më të këqija të orizit në botë”.

Por, ndërsa zviceranët nuk ishin veçanërisht të mërzitur për atë vlerësim, ata janë të shqetësuar për rezultatin e ulët të Gruyère.

Siç e përmblodhi platforma e lajmeve Watson, “TasteAtlas nuk di asgjë për ushqimin”.