Shëndetësi
Djathi ul rrezikun për sëmundje të zemrës
Djathi ka nivel të lartë të yndyrës dhe nganjëherë është shumë i njelmët, por ai mbetet ndër ushqimet më të mira për organizmin e njeriut.
Përpos ndikimit mirë në shumë pjesë, sipas një studimi të fundit konsumimi i rregullt i djathit ul shanset për sëmundje koronare deri në 14 për qind.
Hulumtuesit e Universitetit “Soochow” në Kinë kanë hulumtuar 15 studime nga Evropa dhe SHBA-ja të më shumë se 200 mijë njerëzve dhe kanë gjetur se ata që hanë rregullisht djathë kanë deri 10 për qind më pak shanse që të përjetojnë sulm në zemër, transmeton Albinfo.ch.
Kjo për shkak të kalciumit në djathë i cili ndal absorbimin e yndyrës nga trupi, ndërsa në anën tjetër rrit nivelet e mira të kolesterolit.
Sipas këtij studimi, nëse një person ha 40 gramë djathë në ditë ai redukton për 14 për qind rrezikun për sëmundje të zemrës.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës










