Kuriozitete

Djaloshi dhjetëmuajsh që peshon gati 30 kilogramë

Kur ai kishte lindur, ishte normal me 3.6 kilogramë, sikurse vëllai i madh, por pas vetëm pak kohe u kuptua se Luis ishte ndryshe...

Djaloshi dhjetë muajsh Manuel Gonzales peshon sa mesatarja e një fëmije dhjetëvjeçarë, por prindërit dhe doktorët nuk po arrijnë të shpjegojnë misterin e peshës së tij.

Nëna Isabel Pantoja, 24 vjeçare nga Colima e Meksikës, nuk ishte e brengosur për peshën e djalit në fillim, por ai tashmë ka kaluar Marion, vëllanë e tij trevjeçar.

Familja foli për “DailyMail” ku tregoi stresin e tyre të përditshëm duke mos ditur se çfarë po ndodhë me djalin e tyre.

Kur ai kishte lindur, ishte normal me 3.6 kilogramë, sikurse vëllai i madh, por pas vetëm pak kohe u kuptua se Luis ishte ndryshe. Ai pas dy muajsh peshoi dhjetë kilogramë dhe tani pas dhjetë muajsh është gati 30 duke çuditur mjekët.

Doktorët kishin një teori në të cilën shpjegohej se Luis mund të vuante nga Sindroma Prader-Willi, ku fëmija është vazhdimisht i uritur dhe ha shumë, megjithatë familja thotë se Luisi nuk kërkon ushqim dhe han normal sikur moshatarët e tij.

Familja tani është në pritje të një raporti nga Silvia Orozco, specialiste në të ushqyer, që ka marrë përsipër rastin. Ajo thotë se djaloshi mund të ndihmohet me injeksione të hormoneve. Sipas saj, problemi i Luisit mund të ishte shkaktuar si pasojë e ushqimeve të dobëta të nënës së tij gjatë shtatzënisë.

Këto injeksione kushtojnë rreth 551 dollarë, ndërsa babai i tij merr vetëm 197 dollarë në muaj. Familja tani ka hapur një faqe në Facebook ku kërkon ndihmë për trajtimin e Luisit.