Kosova
Djali që ishte për vizitë te babai: Të gjithë fluturuam nga dritarja, menduam se po ëndërronim
Një ditë pas aksidentit tragjik afër Sllavonski Brod të Kroacisë, ku humbën jetë dhjetë 10 kosovarë, familjet e viktimave mbërritën para spitalit
Disa nga udhëtarët e plagosur lehtë u liruan nga spitali gjersa 15 të lënduar rëndë janë ende në trajtim.
Drilon Muji, një nga pasagjerët, i tha RTL se kishte vizituar babanë në Gjermani dhe se ishte duke u kthyer në shtëpi. Kur ndodhi aksidenti, ai ishte në gjumë dhe u zgjua nga goditja dhe britmat e pasagjerëve të tjerë.
“Kur hapa sytë, pashë që dikush theu xhamin e autobusit dhe doli përmes tij, kështu që unë e ndoqa instinktivisht. Kur dola, mendova se kjo nuk ishte një ëndërr. Fillova të ndihmoj njerëzit, disa u plagosën, disa me dëmtime më serioze, disa kishin vdekur tashmë”, tha Muji, përcjell Albinfo.ch.
Shumë prej tyre udhëtonin drejt vendlindjes për pushimet verore gjersa pas tyre e kanë lënë një prej ditëve më të frikshme të jetës së tyre.
“Unë rashë nga kati i dytë i autobusit me gruan time. Gjithçka ra poshtë. Të gjithë ne që ishim afër dritares, fluturuam jashtë. Njerëzit nuk ishin në shtëpi për shkak të pandemisë në dy vjetët e fundit dhe ata ishin shumë të lumtur, por këtu ata nuk u kthyen në shtëpi “, tha Ramo Gashi.
Në konviktin ku po qëndrojnë, ata janë duke pritur informacione për anëtarët e familjes që janë ende në spital.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih