Lajme
I riu shqiptar, fitues i programit televiziv për kuzhinë në Itali
Erion Fishti fiton talent show-n e gatimit në televizionin Sky
Mësohet se fituesi i programit televiziv me bazë kuzhinën me “Antonio Cannavacciolo” u shpall një djalë i ri shqiptar me emrin Erion Fishti, transmeton albinfo.ch.
Italia është një nga shtetet që njihet për ushqimet e saj më të mira në botë. Por, përfshirja e kuzhinierit shqiptar brenda këtij shteti ka bërë që kuzhina italiane të jetë edhe më e pasur dhe më e frymëzuar me përgatitjet e ushqimeve.
Erioni u bë i famshëm në gjithë Italinë për mënyrën e veçantë të përgatitjes së ushqimit, si ëmbëlsirat, ashtu edhe gjellët dhe brumërat. Shumë kuzhinierë me eksperiencë të lartë italiane shijuan pjatat e mrekullueshme të përgatitura nga ai, duke u ndarë të mahnitur me ushqimet e tij, aq sa edhe të shpallin fituesin kryesor që premton shumë për kuzhinën italiane, transmeton tutje albinfo.ch.
Pavarësisht konkurrencës së madhe, profesionaliteti i të riut shqiptar e ka habitur jurinë, duke u renditur i pari si finalisti më të mirë në Itali. /Albinfo.ch
Talent show “Antonino Chef Academy”, është një program shumë i ndjekur në Itali. Në qendër të vëmendjes, janë kuzhinierët e rinj të cilët konkurrojnë për të siguruar një vend në kuzhinën prestigjioze të “Villa Crespi”. Ky është restoranti i kuzhinierit Antonino Cannavacciuolo i cili në program është mësuesi dhe gjykatësi.
E-Diaspora
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me fushatat që po zhvillohen në...
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
Jeta në Zvicër
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë Shumë njerëz që kanë shteruar përfitimet e tyre, gjejnë sërish punë. Por shanset nuk janë të...
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë