Kuriozitete
Djali detyrohet të paguajë nënën pasi ajo ia pagoi shkollimin
Gjykata kryesore e Tajvanit ka urdhëruar një burrë që të paguajë nënën e tij gati një milion dollarë për pagesat që ajo ka bërë për shkollimin e tij për dentist.
Nëna ka nënshkruar kontratë me djalin e saj në vitin 1997, kur ai ishte 20-vjeçar, në të cilën thuhej se ai do të paguajë 60 për qind të pagës së tij mujore pasi të kryejë kualifikimin.
Ajo tani e ka çuar në gjykatë pasi djali i saj refuzoi të paguante për disa vjet, transmeton Albinfo.ch.
Djali u arsyetua duke thënë se nuk ishte në rregull që nëna e tij të kërkonte kthim të financave për rritjen e një fëmije, por gjykata ka vendosur që kontrata ishte valide.
Tani ai duhet të paguajë prapa shpenzimet për shkollimin e tij, si dhe interesin.
Nëna, e identifikuar si Luo, kishte rritur të dy djemtë e vetme pasi u nda nga burri. Ajo ka thënë se ka shpenzuar qindra mijëra dollarë për të dy djemtë që të bëheshin doktorë, por u bë merak se ata nuk do të kujdeseshin për të kur të plakej.
Si rrjedhojë, ajo nënshkroi kontratë me të dy djemtë që të paguanin një pjesë nga fitimet si rikthim për pagesën që në total kapi 1.7 milionë dollarë.
Djali më i madh kishte arritur një marrëveshje për shifër më të vogël me nënën, ndërsa i vogli, i identifikuar si Chu, kishte thënë se ishte shumë i ri kur e kishte nënshkruar kontratën.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?