Gruaja

DJ shqiptare që bën bashkë gratë në Belgjikë

Shqiptarët në Belgjikë përbëjnë një bashkësi mërgimtarësh, kryesisht të ardhur nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Ajo çka është e veçantë në këtë shtet, është fakti se edhe gruaja shqiptare është shumë mirë e inkuadruar në shoqërinë belge.

Shumë gra tashmë të shkolluara zënë pozita nëpër institucione të ndryshme në këtë vend. Lulzime Gashi, me profesion eksperte fiskale, ka lindur në Belgjikë, por gjithmonë kujton origjinën e saj shqiptare, raporton “RTV 21”. Ajo shpesh bën bashkë gratë shqiptare përmes eventeve të ndryshme, përcjell albinfo.ch.

E njohur si DJ Luz ajo përzgjedh të gërshetojë muzikën shqiptare me atë të huaj.