Tematike
Serge Gaudin: Diversiteti është i dobishëm për të gjithë
Serge Gaudin, PDC: "Kam krijuar një përvojë shumë të mirë në një ndërmarrje të madhe ndërkombëtare, ku kam mësuar se diversiteti, aftësia për të përfshirë tjetrin, sjellin vlera"
Serge Gaudin, inxhinier i diplomuar në EPFL, konkuron nën siglën e Partisë PDC (CVP), për një nga pesë postet ministrore në qeverinë e Kantonit Valais. Ai prezantohet për herë të parë dhe në zgjedhjet e turit të parë u rendit i pesti nga tetë kandidatë. Turi i dytë i zgjedhjeve në Valais mbahet të dielën më 28 mars. Albinfo.ch përmes bashkëpunëtorit në në Valais, Arbër Ahmetaj, përfitoi t’i merrte një intervistë të shkurtër.
Albinfo.ch: Në një shoqëri ku teknologjia dhe informatika kanë gjithnjë e më shumë vend, në çfarë mendoni se profili juaj i inxhinierit do të ishte i ndryshëm prej atyre që hasim shpesh në politikë ?
Serge Gaudin: Në aktivitetin tim profesional, më është dashur të punoj mbi dixhitalizimin e proceseve të punës, siç është bie fjala përdorimi i sistemeve informatike të integruara ERP. I kam provuar në praktikën e biznesit rregullisht. Falë kësaj përvoje, fillimisht mund të shmang kohën e humbur për të zhvilluar zgjidhje që s’mund të vihen në përdorim, ose që janë jo aq të vlefshme. Rrjedhimisht mund të paraqes zgjidhje që funksionojnë. Përgjithësisht, menaxhimi informatik i një projekti, mund të sjellë efikasitet për adminstratën, po aq në rrafshin e dhënies së zgjidhjes sa edhe në atë të përdorimit të gjerë.
Albinfo.ch: A mendoni se rezultati juaj në turin e parë të zgjedhje ishte vullnet i qytetarëve për të mbështetur një post partiak apo për të dhënë sinjalin e mbështetjes për një prurje të re, të “jashtme” nga politika ?
Serge Gaudin: Besoj se motivimi, personaliteti dhe profili im i ndryshëm, përvoja ime profesionale në fushën e industrisë ndërkombëtare, kanë ndikuar në bindjen e një numri të madh të votuesve. Aftësitë e mia më lejojnë që ta kuptoj më mirë një shoqëri me më pak ndotje karbonike, që është e aftë të përfshijë edhe elementë të jetëgjatësise. Më pëlqen të nënvizoj se ky shqetësim për një shoqëri më pak të ndotur, rrjedh nga përvoja ime profesionale. Në ekonomi, nëse një ndërmarrje do që të jetë prijëse, duhet ti përvetësojë këto zgjidhje për një ekonomi më pak të varur nga energjia fosile. Është pikërisht kjo politikë që ka bërë që ndërmarrja ku punoja të ishte lider, e njëkohësisht të kishte rritje financiare.
Albinfo.ch: Valezanët ju kanë mbështetur fort në turin e parë, po për valezanët e ardhur prej vendeve të tjera, vota në favorin tuaj, çfarë do të ndryshonte për ta ?
Serge Gaudin: Sjellja ime politike nuk është ekskluzivisht partiake, para së gjithash ajo interesohet për mirëqenien e qytetarëve tanë. Kam krijuar një përvojë shumë të mirë në një ndërmarrje të madhe ndërkombëtare, ku kam mësuar se diversiteti, aftësia për të përfshirë tjetrin, sjellin vlera. Prania dhe pjesëmarrja e tyre në jetën e përditshme, është e dobishme për të gjithë.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë Gjykata ka konfirmuar se prifti ishte treguar naiv, nisur nga vetë misioni i tij, por se...
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa
-
Zvicra përpiqet të tërheqë sa më shumë milionerë