Feja
« Dituria »: Shoqata kulturore e myslimanëve shqipfolës të Gjenevës

Gjatë pasditës të së premtes, më 31 tetor 2014, një delegacion i shoqatës sonë «Dituria», i përbërë nga presidenti i saj, Sherif Biljali dhe pjesëtarë të tjerë të komitetit, nga të cilët Nexhat Demiri, Florim Rexhepi dhe Adnan Zeneli, me shumë kënaqësi ka takuar anëtarët e Këshillit administrativ të Komunës «Plan les Ouates», respektivisht kryetaren e Komunës, znj. Geneviève Arnold, si dhe znj. Fabienne Monbaron dhe z. Thierry Durand, këshilltarë administrativë.
Ky takim, i cili ka ndodhur në një ambient të qetë, kishte për qëllim diskutimi projektin e hyrjes së shoqatës sonë në lokalet e ndërtesës që e kemi marrë në rrugën Saint-Julien 163. Në fakt, projekti ynë ka shkaktuar pyetje të shumta në opinion, pas publikimit të një artikulli, i cili e trajtonte këtë çështje.
Gjatë takimit e kemi treguar në detaje projektin tonë të krijimit të një qendre kulturore dhe religjioze në adresen e lartpërmendur. Projekti parasheh krijimin e një klase për kurse të frengjishtes, shqipes, të edukatës qytetare dhe të fesë, një sallë të lutjeve (në përputhje me traditën e mësimit fetar shqiptar), një kafene dhe një sallë me shumë funksione.
Po ashtu, e kemi bërë të ditur faktin që aktivitetet tona shoqërore-kulturore dhe fetare nuk do t’i dhënë fund aktivitetit komercial dhe ekonomik të kësaj ndërtese, e cila gjendet në rrugën kryesore. Në fakt, dy kompani janë të vendosura në ndërtesë dhe një pjesë e bodrumit do të lëshohet me qera për disa kompani lokale.
Në fund të takimit i kemi siguruar autoritetet komunale rreth vullnetit tonë për të vazhduar këto takime të përbashkëta për secilën pjesë të projektit.
Autoritetet komunale po ashtu na kanë uruar mirëseardhjen, duke u deklaruar të gatshëm për bashkëpunim, por edhe për të na ofruar ndihmë në këtë projekt. Shprehim falënderimet dhe mirënjohjen tonë për gatishmërinë e tyre.
Shoqata kulturore e myslimanëve shqipfolës të Gjenevës «Dituria» gjendet në dispozicionin tuaj për çdo informatë që ju nevojitet, në lidhje me projektin e qendrës apo për shoqatën në përgjithësi.
Kontakti:
Sherif Biljali; Tel. 079 624 98 44;
E-mail: info@dituria.ch
E-Diaspora
-
Drita Cacaj, kandidate për deputete në Këshillin e Vjenës E njohur si një prej aktivisteve të hershme të komuniteti shqiptar në Vjenë si dhe për...
-
Ambasada e Kosovës në Londër shfaqi dokumentarin “Return to Kosovo”
-
Dillan Barbatovci, kosovari i parë që u bë pjesë e Marinës Spanjolle
-
Langenthal: Shënohet 35 vjetori i pajtimit të madh shqiptar në Verrat e Llukës
-
Shqiptari nga Maqedonia akuzohet se ka mbajtur mbyllur gruan për dhjetë vite
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarët e lartë zviceranë në SHBA po bisedojnë me administratën Trump për të shmangur tarifat tregtare Karin Keller-Sutter dhe Guy Parmelin, të shoqëruar nga tre sekretarë të shtetit, janë në Shtetet e...
-
Trajnimi i refugjatëve për t’u bërë asistentë mjekësorë në Ringgenberg
-
Gazi është bërë më i lirë në kantonin Zug
-
Krahasim: Fluturimet u bënë më të lira por çfarë u shtrenjtua?
-
Shkrirja e shpejtë e dëborës në Alpet zvicerane: Turizmi dimëror përballet me sfida