Integrimi
Ditë praktike për programin “Citoyenneté”
Në shoqata, komisione ose në zyra, participimi politik është i ngulitur thellë në ndërdijen e popullit duke u shndërruar në diçka të vetëkuptueshme. Pjesëmarrja dhe përfshirja janë të drejta bazike që u takojnë të gjithëve: gratë, burrat, të rinjtë, të moshuarit, vendësit dhe migrantët sjellin ide të ndryshme dhe i kanë “çantat” e tyre përplot me përvoja. Por si mund t`i prezantojnë ata këto përvoja? Ku gjinden në jetën e përditshme proceset e bashkëvendosjes dhe si mund të inkuadrohen ato (përvojat)?
Komisioni Federal për Migracion (EKM) gjatë viteve të kaluara ka mbështetur një numër të madh projektesh të cilat u mundësojnë shtresave të gjera të popullatës që të marrin pjesë në debatet publike. Prandaj, EKM planifikon që këto përpjekje t`i vazhdojë edhe në vitet ne vijim. Me këtë qëllim, ai është duke lansuar një fazë të re të programit “Citoyennette” dhe vë në dispozicion mjetet nga kredia federale për integrim që edhe në të ardhmen të mund të realizohen projekte inovative.
A dëshironi edhe ju të keni rol aktiv në ndërtimin e raporteve shoqërore?
A dëshironi të angazhoheni për atë që të gjithë të mund të marrin pjesë në debatet publike dhe në proceset e vendimit?
A dëshironi t`i mbështesni njerëzit që angazhohen për më shumë të drejtë pjesëmarrjeje përfshirjeje dhe më shumë mundësi për të vendosur së bashku?
Në ditën e praktikës së “Citoyennette” do të keni mundësinë të shkëmbeni përvojat me bashkëpjesëmarrësit dhe të farkoni plane të reja. Dhe, mbase ju do ta zhvilloni vetë ndonjë projekt që hap mundësi të reja participimi.
Aktiviteti fillon në orën 10 me përshëndetjen nga Elodie Morand, përgjegjëse në EKM për jetësimin e programit “Citoyennette”.
Më tutje programi vazhdon me temën ““Citoyennette”: një ndryshim perspektivash”, të mbajtur nga nënkryetarja e EKM-së, Fiametta Jahreis. Tema e radhës “Citoyennette: një laborator për inovacion”, mbahet ga Chatherine Neveu, drejtoreshë shkencore e institutit interdisiplinar për Antropologji Bashkëkohore (IIAC-TRAM), CNRS-EHESS, Paris.
Nga ora 10.40 jepet filmi “Programi `Citoyennette`- një pamje në përditshmëri.
Nga ora 11.10 mbahet debati “Si mund të aplikojmë në përditshmërinë tonë mundësitë e bashkëpjesëmarrjes dhe bashkëvendosjes?
Sesioni i pasdrekes, nga ora 15.30 ka karakter plenar ndërsa në orën 16.25 një rezyme e bën kryetar i EKM-së Walter Leimgruber.
Për muzikë kujdeset orkestra “Traktorkestar”.
Aktiviteti mbahet më 17 qershor 2015 në Rathaus të Bernës, me fillim në orën 9.30.
Programm_Citoyenneté_d
Të interesuarit për pjesemarrje mund të paraqiten deri më 10 qershor ne këtë adresë:
https://www.ekm.admin.ch/ekm/de/home/aktuell/veranstaltung/form_praxistag.html#sthash.eCZ9JLZh.dpuf
Info rreth ngjarjes
- LokacioniBernë
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Prodhuesit e birrës kanë pasur vështirësi në Zvicër gjatë vitit të kaluar, pjesërisht për shkak të...
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit