E-Diaspora

Ditë ngushëllimi dhe komemoracioni për Dr. Vlora Mehmeti-Tërshanin

Këtë të dielë, më 22 tetor, familja Mehmeti, ajo Tershani dhe Shoqëria Studentore e Vlorës nsë ndjerë ga Vjena kanë ditë
ngushëllimi dhe homazhe me rastin e vdekjes së Dr. Vlora Mehmeti-Tershani.

Ngushëllimet mund të shprehen nga ora 11 deri në orën 17, thuhet në një njoftim nga familja Mehmeti.

Pritja fillon me një fjalë komemoracioni.

Siç është shkruar tashmë, shkencëtarja e re, punonjëse shkencore në Universitetin e Vjenës, Vlora Mehmeti Tërshani ka ndërruar jetë pak ditë më parë, pas një sëmundjeje të rëndë.

Vlora Mehmeti – Tërshani, ka lindur me 20.03.1982 në fshatin Beçiq të Drenicës, Komuna e Vushtrrisë. Vlora rrjedhë nga një familje arsimdashëse dhe atdhedashëse. Babai i saj, Hazir Mehmeti ishte ndër profesorët e parë të Biologjisë në Drenicë dhe aktualisht kryetar i shoqatës së mësuesve shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri. Në vitin 1988, pas rrethanave të reja të krijuara në Drenicë, pjesën e mbetur të gjimnazit që kishte filluar në Vushtrri, Vlora e vazhdoi në gjimnazin “Schoppenhauerstrasse, BRG 18” të Vjenës, ku në tërë historinë e gjimnazit është e para dhe e vetmja nga nxënësit emigrantë, e cila nuk e përsërit klasën sipas rregullores për përvetësimin e gjuhës. Për këtë rast, i cilësuar si rast i veçantë, kujdestarja e klasës e informon Ministrin e Mësimit të Austrisë. Me nota të larta dhe afat rekord, ajo kreu gjimnazin.
Sukseset e Vlorës në fushën e shkencës nuk kishin të ndalur. Ajo me lehtësi regjistroi Fakultetin e Farmacisë në Universitetin Shtetëror të Vjenës, Magjistraturën në Tokushima (Tokushima Bunri Unviersity, Japoni), tek Profesori i njohur Asakawa Yoshinori, në gjuhën angleze, duke u vlerësuar me notë të lartë dhe mbrojtur temën me vlerësim maksimal. Studimet e doktoratës i ka pë përfunduar në shtator të vitit 2016 në drejtimin e Mikrobiologjisë në Universitetin e Vjenës dhe Austrisë në përgjithësi.
Vlora nga përfundimi i studimeve në Vienë, punonte në Universitetin më të vjetër në hapësirën gjermanofolës edhe njërin ndër universiteti më të mëdhenj në Evropën qendrore, Universitetin e Vjenës. Ajo ishte e angazhuar si punëtore shkencore në Departmentin për Ekogjenomikë dhe Systembiologji (Department of Ecogenomics and Systems Biology), në sektorin laboratorik të njohur për hulumtime shkencore, njërin nga më të njohurit në sferën e biologjise molekulare në botë.
Me punët e saja hulumtuese, shkencëtarja shqiptare e ka prezantuar Universitetin e Vjenës në shumë kongrese botërore të hulumtuesve nga lëmi i farmacisë, biologjise molekulare dhe kudo që u shfaq, mori vlerësime të larta për rezultatet hulumtuese. Këto hulumtime u botuan në revistat shkencore më prestigjioze të qendrave shkencore botëro