Jeta në Zvicër

Sa fitojnë zviceranët e “zakonshëm” dhe sa para harxhojnë?

Kostoja e jetesës

Sa fitojnë zviceranët e “zakonshëm”, sa para harxhojnë ?
Ditarët e parave na japin një pasqyrë për këtë.

Paga mesatare mujore bruto për një vend pune në Zvicër është 6,502 CHF (6,638 dollarë), sipas Zyrës Federale të Statistikave. Punonjësit me pagë më të ulët në 10% të rasteve fitojnë më pak se 4,313 CHF në muaj. Në vitin 2017, familja mesatare kishte të ardhura prej 6,984 CHF në muaj, shkruan Swissinfo.ch.

Kontributet pensionale, sigurimi për aksidentet dhe sigurimi i papunësisë zbriten automatikisht nga paga bruto. Çfarëdo që ka mbetur më pas, njihet si paga neto. Për dallim nga vendet e tjera, në Zvicër taksat dhe sigurimet shëndetësore nuk zbriten automatikisht nga pagat.

Prandaj, këto kosto nuk merren parasysh në pagën neto të Zvicrës. Kontributet për taksat dhe sigurimet shëndetësore ndryshojnë shumë në varësi të vendbanimit, përcjell Albinfo.ch.
Kostoja e jetesës është shumë e lartë në Zvicër. Përveç taksave dhe kostos së sigurimeve shoqërore, duhet të merren parasysh gjithashtu akomodimi, kostot shëndetësore dhe kujdesi i fëmijëve.

Vëzhgimi më i fundit i buxheteve shtëpiake nga Zyra Federale e Statistikave tregon se shpenzimet për akomodim dhe energji, me rreth 1.463 CHF në muaj (14.8 përqind e të ardhurave bruto), paraqet shpenzimin më të madh. Një artikull tjetër i rëndësishëm janë kostot e transportit (7.5 përqind), ndërsa familja mesatare shpenzon 636 franga në muaj për ushqime dhe pije joalkoolike (6.4 përqind e të ardhurave bruto).

Herë pas here, ne u kërkojmë njerëzve në Zvicër të mbajnë një ditar të shpenzimeve të tyre gjatë një jave. Këta njerëz gjithashtu na tregojnë se cilat janë të ardhurat dhe kostot fikse të tyre.

Ne i publikojmë rezultatet pa dhënë emrat e tyre.

Ditarët e Parave janë krijuar për t’u dhënë lexuesve jashtë vendit një pamje të pagave, shpenzimeve dhe kostove të jetesës në Zvicër.