Integrimi
Dita e Pavarësisë së Kosovës me shijen e poezisë
Orë e madhe letrare, me autorë shqiptarë e austriakë, me rastin e 17 Shkurtit, organizuar nga LSHKSHA "Aleksandër Moisiu", Vjenë
Dita e pavarësisë u ndie më ftohtë se asnjëherë në bashkëndjenjën e vuajtjeve që sjell rruga e hidhur e migrimit. LSHKSH “Aleksandër Moisiu” urë lidhëse e fuqishme mes krijimtarisë dhe krijuesve të popujve. Afirmimi i fjalës artistike shqiptare asnjëherë nuk ishte më i theksuar. Dy antologji dhe orët letrare në të dy gjuhët janë afirmative mes dy popujve.
Programin e drejtoi Jehona Muja-Sukaj me shije artistike në të dy gjuhët.
Mysafirë tjerë ishin: Fitim Nuhi, Sekretari i dytë në Misionin e Përhershëm të Maqedonisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë. Prengë Deda, Atashe Ushtarak i Shqipërisë, Arten Hanku nga ambasada e Shqipërisë, Adhurim Resuli Ministër – Këshilltar i Shqipërisë pranë Organizatave ndërkombëtare në Vjenë dhe Avni Hafuzi- Konsull nderi i ambasadës së Shqipërisë në Budapest.
Vjollca Koni nga Skrapari lexoi disa poezi nga “Poseidon”. Ilirjana Lladrovci lexoi disa poezi të saj ashtu siç lexuan edhe Gjin Morina dhe Mërgim Osmani.
Për të pranishmit këngëtari Hamdi Hyseni luajti një valle të bukur me çifteli, Mysafirë ishin edhe figura të njohura nga sporti, biznesi, arti e kultura, si Vahedin Ajeti, futbollist i njohur; Shpëtim Shala, boksier; Tahir Turkaj e biznesmen, etj.
E-Diaspora
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës Të akuzuarit kanë fituar rreth 3.4 milionë franga zvicerane nga shtatori 2020 deri në mars 2021...
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
Jeta në Zvicër
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës Të akuzuarit kanë fituar rreth 3.4 milionë franga zvicerane nga shtatori 2020 deri në mars 2021...
-
Numri i të prekurve nga gripi po rritet me shpejtësi në Zvicër, gjendja po përkeqësohet
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër