Futboll

Dita e katërt e Evropianit sjell sfida interesante

Tri ndeshje interesante do të zhvillohen gjatë ditës së sotme

Sot është dita e katërt e Kampionatit Evropian, ku do të zhvillohen disa ndeshje interesante.

Nga ora 15:00 do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Skocisë dhe Republikës së Çekisë, në kuadër të Grupit D, shkruan albinfo.ch.

Nga ora 18:00 do të përballen Polonia dhe Sllovakia, në kuadër të Grupit E, kurse sfida tjetër e këtij grupi është mes Spanjës dhe Suedisë.

Kjo e fundit shihet si ndeshja kryesore, që do të zhvillohet nga ora 21:00.