Lajme
Dita e Flamurit dhe e mëvetësisë së 111-të të Shqipërisë bashkoi mërgatën në kantonin Uri
Tradita vazhdon…
Shoqata kulturore “Mërgimi” në Kanton Uri, për nder të 28 Nëntorit, Ditës së mëvetësisë së 111-të të Shqipërisë, ua mundësoi përsëri mërgimtarëve një organizim manifestues, të dinjitetshëm dhe familjar, shkruan albinfo.ch.
Falënderojmë kryetarin Buran Krosa për angazhimin e tij maksimal, si kreator i madh dhe i palodhshëm, me ekipin e tij të ngushtë punues, që pjesëmarrësve në nderim të Ditës së Flamurit u dhuroi një program festiv të larmishëm dhe shumë atraktiv.
Dhe, me kreativitetin e tij befasoi të pranishmit në sallë, qysh në fillim të programit: kori i fëmijëve këndoi himnin kombëtar dhe dy këngë, që ngazëllyen mërgimtarët, si dhe tri lojërat për fëmijë dhe të rritur, si: loja me Alfabetin, loja me balona dhe loja me gola.
Në të tri lojërat u angazhuan një numër i madh jo vetëm i fëmijëve, por edhe i të rriturve, thënë thjesht, një lojë me publikun që zgjoi interesim shumë të madh.
Më pas, folklori burimor, i kombinuar me muzikën moderne, të udhëhequr nga Qemaili dhe Bahtija, si dhe një grup vullnetarësh të ftuar nga publiku, për t’iu bashkangjitur grupit folklorik burimor, me rastin e këndimit të dy këngëve si: “Mora fjalë” dhe “Hajredin Pasha”.
Dhe pikërishtë këto dy këngë ngritën të pranishmit në këmbë dhe atmosfera mori dhenë, sepse të gjithë kënduan këto dy këngë legjendare, thënë në gegënishte, “i madh e i vogel”.
Më pas kryetari Buran Krosa falënderoi korin e fëmijëve, duke u dhuruar dhurata dhe njëherësh falënderoi Kujtim Mehmetin si dirigjues, kreator dhe udhëheqës i papërtesë i korit të fëmijëve.
Falënderimet vazhduan më pas për shefin, Kenanin dhe ekipin e tij të kuzhinës, të cilët edhe kësaj radhe treguan aftësi të mbarëvajtjes së kuzhinës në përgjithësi.
Ai nuk i harroi edhe pensionistët e respektuar, duke i falënderuar përzemërsisht, që kontribuan në dhurimin e mishit të pjekur të qengjave.
Dhe krejt në fund të falënderimeve, kryetari i dha dritën e gjelbërt DJ-it dhe këngëtarit Alban Ibrahimit, për të vazhduar festën me këngë e valle.
Një mbrëmje festive familjare, ku të gjithë për një çast harruan përditshmërinë dhe kështu festuan të gëzuar e të lumtur deri në përfundim të këtij evenementi madhështor mërgimtarët nga Kanton Uri.
Edhe kësaj radhe mërgimtarët nga Kantoni Uri përcollën urimet më të përzemërta, me lutjet që Shqipëria të rrojë prore, deri në infinit.
Autor: Adi Halit
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve