Kosova
Dita e Çlirimit të Shqipërisë, krerët shtetërorë përkujtojnë dëshmorët: Sakrifica e tyre, amaneti ynë
Shqipëria përkujton sot, më 29 Nëntor, 80-vjetorin e Çlirimit nga forcat fashiste italiane e gjermane.
Në këtë ditë të shënuar për Shqipërinë, politikanët morën pjesë në homazhet në Varrezat e Dëshmorëve.
Të pranishëm në ceremoni ishin Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, kryebashkiaku Erion Veliaj, ministria e deputetë.
Kryeministri, së bashku me krerë të tjerë të shtetit shqiptar vendosën buqeta me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.
Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar Dëshmorët e Kombit në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë. Ai thotë se sakrifica e dëshmorëve është amaneti ynë për një Shqipëri të lirë e të përparuar.
“80 vite më parë vendi ynë doli trimfues në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, i rreshtuar në anën e duhur të historisë. Mijëra shqiptarë, djem e vajza të vendit tonë, gjatë Luftës së Dytë Botërore sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë, jetën, për diçka që ata e kishin edhe më të shtrenjtë, lirinë.
Sot i përkujtojmë më mirënjohjen më të thellë dhe u përulemi me respektin më të madh. Sakrifica e tyre është amaneti ynë. Aspirata e tyre për liri mbetet detyrimi ynë për një Shqipëri të lirë e të përparuar. Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut!“, ka shkruar Begaj.
Shqipëria përkujton sot më 29 Nëntor, 80-vjetorin e Çlirimit nga forcat fashiste italiane e gjermane. Në këtë ditë të shënuar për Shqipërinë, politikanët morën pjesë në homazhet në Varrezat e Dëshmorëve. Të pranishëm në ceremoni, ishin Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, kryebashkiaku Erion Veliaj, ministria e deputetë.
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka uruar 29 Nëntorin me një postim të bërë në faqen e tij zyrtare të Facebook.
“Në këtë ditë të madhe të historisë sonë, mirënjohja dhe respekti i pakufijshëm shkon për të gjithë martirët e luftës për liri, për të gjithë partizanët, heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, të cilët megjithëse në moshë tepër të re sakrifikuan gjithçka për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë”, shkruan Meta.
“Sot të rinjtë dhe të rejat, veçanërisht në këto kohë jo të lehta për vendin, kanë një detyrë po aq të madhe dhe historike, sa edhe bashkëmoshatarët e tyre tetë dekada më parë, që të marrin më shumë përgjegjësi dhe angazhim publik për të garantuar fatet e tyre dhe të ardhmen e Atdheut, të rrezikuar nga tradhtarët e kombit që shesin kufijtë e Shqipërisë, që dëshmorët i mbrojtën me gjak, nga grabitqarët e pashpirt të pronës dhe interesit publik, si dhe nga kolonizatorët e rinj të juntës sorosiane që kërkojnë të zhbëjnë vlerat kombetare, familjare dhe të shtetit të së drejtës. LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT!”, shkruan ai.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?