Lajme
Dita botërore e higjienës, bëhet thirrje për pastrim të duarve
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në Ditën botërore të higjienës së duarve thotë se infeksionet e lidhura me kujdesin shëndetësor janë të zakonshme, por të parandalueshme.
IKSHPK bën apel që në Ditën Botërore të Higjienës së Duarve të angazhohemi të përshpejtojmë veprimet duke investuar në shërbimet e ujit, kanalizimeve dhe higjienës.
Sipas Institutit të Shëndetësisë, praktikimi i higjienës së duarve mund të ndryshojë lojën.
“Është në duart tona të garantojmë sigurinë e pacientit dhe të shpëtojmë jetë. Higjiena e duarve është e thjeshtë, por e fuqishme edhe për punëtorët shëndetësorë për të rritur sigurinë e pacientit”.
Nga IKSHPK thonë se shumë objekteve të kujdesit shëndetësor u mungojnë shërbimet elementare të higjienës së duarve.
Tutje thuhet se higjiena e duarve mund të shpëtojë miliona jetë kur zbatohet në kohën e duhur gjatë kujdesit shëndetësor. Ajo ruan dinjitetin në kujdesin shëndetësor, tregon respekt për pacientët dhe lehtëson punën e kujdestarëve.
IKSHPK shton se në shumë vende mungon trajnimi zyrtar, duke apeluar që në Ditën Botërore të Higjienës së Duarve, le të zotohemi ta ndryshojmë këtë.
“Higjiena e duarve është thelbësore për të ndaluar përhapjen e mikrobeve në kujdesin shëndetësor dhe për të shpëtuar jetë të panumërta.
“Shpëtoni jetë – Pastroni duart tuaja”!”
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











