Kosova

Distria sërish e artë, rrëmben vendin e parë në Jerusalem

Xhudistja e Kosovës, fituese e medaljes olimpike, Distria Krasniqi, ka rrëmbyer edhe një medalje të artë në garat ndërkombëtare.

Kësaj radhe ajo përfaqësoi Kosovën në garën e madhe “Masters” që po mbahet në Jerusalem të Izraelit.

Kampionja olimpike në finale mposhti britaniken Chelsie Giles, duke siguruar kështu edhe një medalje të artë për Kosovën, përcjell albinfo.ch.