Kosova

Distria Krasniqi shpallet xhudistja më e mirë botërore për 2021

Pas suksesit të madh të trajnerit kosovar Driton Kuka, vjen lajmi tjetër i mirë për Kosovën. Medalistja olimpike, Distria Krasniqi është shpallur xhudistja më të mirë botërore për vitin 2021.

Kjo u bë e ditur përmes një ceremonie të zhvilluar online nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

“Faleminderit. Nuk e prisja fare, të them të drejtën. Nuk po e prisja fare, por dua të falënderoj të gjithë ata që kanë ndarë kohën për të votuar mua dhe jam pa fjalë aktualisht. Jam shumë e lumtur dhe mendoj se kjo është suksesi më i madh që kam tani, sepse të zgjedhesh në një kategori të caktuar është në rregull, por të zgjedhesh më e mira, për mua është diçka shumë e veçantë. Andaj, dhe falënderoj ata që më votuan sepse kjo më motivoi ende më shumë për të shfaqur një xhudo të mirë në të ardhmen dhe të jem akoma më e mirë”, tha Krasniqi në fjalën e saj.