Sporte Luftarake

Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian në Zagreb

Kosova ka siguruar tjetër medalje të madhe në xhudo. Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian në Zagreb dhe e ka të sigurt medaljen, përcjell albinfo.ch.

Distria në gjysmëfinale e mposhti spanjollen

 

(Lajmi në përditësim)

Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Evropianit në Zagreb.

Në çerekfinale e mposhti bindshëm kroaten Ana Viktorija Puljiz.

Ndaj saj fitoi për më pak se një minutë me mbajtje, përkatësisht me teknikën Osaekomi.

 

Distria e fillon Evropianin me fitore bindëse

Sot, Distria Krasniqi e ka nisur me fitore bindëse paraqitjen në Kampionatin Evropian të xhudos në Zagreb.

Disitra është bartëse e parë në kategorinë deri 52 kilogramë. Në xhiron e parë ishte e lirë, ndërsa në të dytën e mposhti ukrainasen Anna Borodina. Ndaj saj realizoi uazari të shpejtë, e më pas konfirmoi fitoren me Ippon, me mbërthim.

Flaka Loxha u ndal në luftën e parë në kategorinë deri 57 kilogramë. Ajo humbi në kohën shtesë nga kroatja Tihea Topolovec. Flaka i pësoi tri dënime.