Kosova
Distria Krasniqi e argjendtë në Paris
Edhe një medalje për Kosovën
Ekipi kosovar i xhudos mori pjesë me 4 garues në Grand Slamin e Parisit, me një kapacitet prej 24,000 vendeve për spektatorë.
Një garë me një atmosferë të mrekullueshme sportive, 5 kontinente pjesëmarrëse, 52 shtete, 285 garues, 154 meshkuj, 131 femra.
Nga Kosova në Grand Slam morën pjesë:
1.Distria Krasniqi (-52kg)
2.Flaka Loxha (-57kg)
3.Laura Fazliu (-63kg)
4.Akil Gjakova (-73kg)
Distria Krasniqi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Ippon nikoqiren, francezen Anais Mosdier.
Distria në çerekfinale mposhti me Wazaari në vazhdime medalisten Olimpike në Tokio 2020, britanezen Chelsie Giles, njofton Federata kosovare e Xhudos, transmeton Albinfo.ch.
Në gjysëmfinale ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon garuesen nga Zvicrra, Fabienne Kocher.
Krasniqi në finale humbi me Wazaari në vazhdime kundër garueses tjetër nga Franca, Amandine Buchard, medaliste e argjendtë Olimpike në Tokio 2020.
Akil Gjakova (-73kg) në xhiron e parë mposhti me Wazaari në vazhdime, garuesin nga Algjeria, Messaoud Redouan Dris.
Gjakova në ndeshjen e dytë humbi me Wazaari në kundër garuesit uzbek Shakhram Akhadov dhe nuk vazhdoi tutje.
Laura Fazliu (-63kg) në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë humbi me Wazaari në vazhdime nga japonezja Masako Doi dhe përfundoi garën.
Flaka Loxha (-57kg) në ndeshjen e parë humbi Wazaari në vazhdime nga çekja, Vera Zemanova e nuk vazhdoi tutje.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor