Lajme

Diskutohen mundësitë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjenevës

Ambasadori shqiptar në Zvicër, Ilir Gjoni, këto ditë është takuar me presidentin e Kantonit të Gjenevës, Antonio Hodgers, përcjell albinfo.ch.

Në një njoftim të Ambasadës së Shqipërisë në Bernë, thuhet se ata diskutuan mundësi të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kantonit të Gjenevës.

“Ndër temat kryesore ishte bashkëpunimi ekonomik, sidomos kontaktet me Dhomën e Tregtisë së Gjenevës si dhe çështje të disporës shqiptare që jeton e punon në këtë kanton, ku fokus të veçantë pati forcimi i bashkëpunimit për rritjen e pjesëmarrjes së fëmijëve me origjinë shqiptare në kurset e mësimit plotësues të gjuhës shqipe”, thuhet në njoftim.

Ditë më parë, ambasadori Gjoni mori pjesë edhe në Festën e Abetares në Bernë, me ç’rast vlerësoi rolin e mësuesve të gjuhës shqipe në Zvicër, sipas njoftimit të ambasadës.