Bota
Diskutime mes vendeve e Brazilit për shpyllëzimet e Amazonës

Gjermania dhe vendet e tjera do të diskutojnë me Brazilin për shpyllëzimet e Amazonës pasi zjarret të jenë shuar atje, deklaroi sonte kancelarja gjermane Angela Merkel.
“Sigurisht, ky është territor brazilian, por këto janë pyje të shiut dhe kjo është një çështje globale. ‘Mushkëritë’ e gjithë Tokës sonë janë të kërcënuar, kështu që ne duhet të gjejmë zgjidhje të përbashkëta”, tha Merkel.
Në samitin e G7 në Biarritz, Merkel dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron biseduan me presidentin e Kilit, ndërsa kancelarja gjermane tha se ata po ofronin “të gjithë ndihmën e mundshme logjistike dhe të tjera” për t’u organizuar nga BE.
Merkel shtoi gjithashtu se presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro është duke investuar “forca të rëndësishme” në luftimin e zjarreve.
Me mbështetjen e avionëve ushtarakë, trupat braziliane filluan të vendosen nëpër pyjet e shiut të Amazonës për të luftuar zjarret që pllakosën rajonin me intensitet rekord, transmeton KosovaPress.
Vendimi për të angazhuar ushtrinë vjen pas shumë kritikave ndaj presidentit të Brazilit Bolsonar dhe mënyrës se si ai ka reaguar ndaj krizës, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Përkundër shqetësimeve nga bashkësia ndërkombëtare, Bolsonaro u tha gazetarëve se situata po kthehej në normalitet. Ai gjithashtu tha se po “bisedon me të gjithë” për problemin, përfshirë presidentin e SHBA-së Donald Trump, kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez dhe disa liderë të Amerikës Latine.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë Shumica e produkteve Toblerone do të mbajnë tani kryqin zviceran në paketimin e tyre. Kompania amerikane...
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët
-
A janë gjigantët farmaceutikë kompanitë më të mira për të punuar në Zvicër?
-
Masat nga qeveria zvicerane pas tarifave nga Trump
-
Lloji i ri i Mpox në Zvicër