Lajme
Disa njerëz janë gjenetikisht imun ndaj Covid-19
A mund të jeni gjenetikisht rezistent ndaj koronavirusit? Një studim i ri tregon se është e mundur që disa njerëz të jenë më të aftë të luftojnë COVID-19 falë gjeneve të tyre.
Sipas studiuesve, mund të ketë njerëz që janë natyralisht rezistentë ndaj virusit SARS-COV-2, i cili shkakton COVID-19.
Shkencëtarët thanë se virusi zakonisht infekton gjithë familjen, por shpesh një ose dy persona mbeten të painfektuar.
“Përhapja e virusit SARS-COV-2 në shkallë globale, ka treguar se ka nivele të ndryshme simptomash gjatë infeksionit, nga ato asimptomatike, deri tek sëmundjet kërcënuese për jetën”, thotë studimi.
“Të dhënat tona mbi patofiziologjinë e COVID-19 janë rritur në mënyrë të konsiderueshme që kur sëmundja u shfaq për herë të parë në dhjetor 2019, por ende dimë shumë pak për bazën gjenetike dhe imunologjike të rezistencës së lindur ndaj SARS-CoV-2,” shkruajnë studiuesit.
Shkencëtarët dhe ekspertët kanë studiuar imunitetin ndaj koronavirusit për një kohë të gjatë, duke shqyrtuar edhe sesi imuniteti natyror mund të luftojë virusin.
Virologët Theodora Hatziioannou dhe Paul Bieniasz, të cilët punojnë në Universitetin Rockefeller në New York City, po përpiqen të kuptojnë se si njerëzit mund të jenë super imunë ndaj koronavirusit. Ata që janë super imunë mund të bllokojnë variantet mutante të koronavirusit në shumë raste.
Kohët e fundit, studiuesit zbuluan se ka njerëz që bëhen super imunë duke u infektuar natyralisht me COVID-19 dhe më pas duke u vaksinuar, transmeton monitor, përcjell Albinfo.ch.
Këta njerëz prodhonin një numër të lartë antitrupash “të aftë për të luftuar variantet e koronavirusit që qarkullojnë nëpër botë, por gjithashtu ka të ngjarë të jenë efektive edhe kundër varianteve që mund të shfaqen në të ardhmen”.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim