Lajme
Disa nga gabimet që njerëzit bëjnë kur blejnë një makinë të re
Blerësit e makinave kanë më shumë mjete se kurrë për të marrë automjetin e duhur me çmimin e duhur.
Megjithatë, gabimet mund të ndodhin mjaft lehtë.
Kjo për faktin se shpesh, blerësit e makinave “verbohen” nga emocionet ose koha e nxituar.
Ekspertët e Edmunds zbulojnë disa nga gabimet më të mëdha që blerësit e makinave bëjnë shpesh dhe ofrojnë këshilla për t’i shmangur ato.
Nxitimi në një blerje automjeti
Mund të ketë arsye legjitime për të përshpejtuar blerjen e automjetit. Ndoshta automjeti juaj është përfshirë në një aksident, ose ndoshta është prishur dhe nuk ia vlen të paguani për ta rregulluar.
Sido që të jetë, do t’ju duhet një makinë e re menjëherë. Por shumë blerës nuk mendojnë të bëjnë kërkime të vlefshme paraprakisht.
Andaj, edhe nëse keni nevojë të zëvendësoni makinën tuaj shpejt, shpesh është më mirë të gjeni transport alternativ ndërsa kërkoni një blerje automjeti të ri.
Marrja me qira e një makine për disa ditë mund të kushtojë, por kjo është më mirë sesa të zgjidhni automjetin e gabuar ose të futeni në një marrëveshje të keqe.
Shkuarja në vetëm një përfaqësi
Ky gabim bëhet shpesh nga blerësit që nxitojnë të gjejnë një automjet të ri.
Sigurohuni që t’i jepni vetes kohë për të bërë zgjedhje të mençura kur keni nevojë për një makinë shpejt.
Madje shumica e hulumtimeve të çmimeve mund të bëhen në internet ose në telefonin tuaj pa dalë nga shtëpia.
Shmangni shkuarjen vetëm te një tregtar dhe marrjen e një vendimi blerjeje pa kërkuar diku tjetër.
Tregtarët e kanë zakon të konkurrojnë me njëri-tjetrin, prandaj sigurohuni që ata po e bëjnë këtë në avantazhin tuaj.
Mos “u hutoni” nga çmimi i shitësve
Disa blerës do të “trullohen” nga një shitës që hedh shumë numra duke përfshirë çmimin e kërkuar, vlerën e tregtimit për makinën tuaj, paratë e para dhe pagesën mujore.
Megjithëse ka më pak tregtarë që praktikojnë taktika konfuzioni se sa ka qenë më parë, është mirë të jesh i përgatitur për t’i luftuar ato nëse ato shfaqen.
Gjithashtu kujdes gjithashtu për shtesat e mundshme që mund të përdorë shitësi për të rritur fitimin.
Këto përfshijnë pajisje kundër vjedhjes, garanci shtesë, mbrojtje për bojë dhe pëlhurë.
Ju mund të negocioni çmimin e shtesave, por kjo mund t’ju largojë nga qëllimi juaj kryesor për të marrë ofertën më të mirë për vetë automjetin.
Ndoshta blerja e një makine pa shtesa është mënyra më e mirë për të shmangur situatën.
Si konkluzion, marrja e pak më shumë kohe për të shqyrtuar të gjitha opsionet dhe për të menduar me kujdes për kushtet e një marrëveshjeje makine mund t’ju kursejë shumë para.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025