Lajme
Direktiva të reja, policia në Cyrih duhet të deklarojë kombësinë në raporte

Prokuroria publike i ka dhënë fund mosmarrëveshjes mes qytetit të Cyrihut dhe kantonit. Në të ardhmen, origjina duhet të përmendet në raportet e policisë, shkruan 20minuten.
Mosmarrëveshja njëvjeçare midis qytetit të Cyrihut dhe kantonit për emërtimin e kombësive në raportet e policisë ka marrë fund për momentin dhe këtë e ka vendosur prokuroria publike duke i përshtatur udhëzimet e saj. Rregulli që origjina e të përfshirëve duhet të përmendet në raportet e policisë vlen edhe për policinë e qytetit të Cyrihut, transmeton albinfo.ch.
Nën presionin e këshillit lokal, policia e qytetit të Cyrihut ndaloi publikimin e kombësisë së autorëve të dyshuar në njoftimet e tyre në media në vitin 2017. SVP ndërmori veprime kundër praktikës së re në nivel kantonal – me sukses.
Në mars të vitit 2021, u miratua një kundërpropozim për një iniciative të SVP, e cila do të sanksiononte ligjërisht emërtimin e kombësive të autorëve. Megjithatë, Gjykata Federale vendosi në tetor të vitit 2022 se ligji kantonal zbatohet vetëm për personat e zhdukur dhe viktimat e aksidenteve, por jo për autorët.
E-Diaspora
-
Diaspora solli në Shqipëri gati 1 miliardë euro Remitancat thyejnë rekord historik...
-
Dy motrat shqiptare nga Italia në Kampionatin për Shah
-
Austri: Arrestohet shqiptari 20-vjeçar me dy patenta shoferi false
-
Arrestohet shqiptarja, ka rrëmbyer fëmijën e saj nga ish bashkëshorti
-
Blina Kurti fitoi tri medalje në Kampionatin e Xhudos në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Kujdes nga biletat false në Zvicër për Eurovision Duke qenë se faza e dytë e shitjes së biletave për Eurovision Song Contest (ESC) –...
-
Në qiellin e Luganos, u shfaq një spirale misterioze
-
Gjykata e Lartë e Cyrihut dënon 80-vjeçarin serb me 19 vite burg dhe ndalim hyrje në Zvicër
-
Çfarë do të përfitojë Zvicra nga pakti i BE-së për migracionin?
-
Lara Gut-Behrami shënon fitoren e tretë këtë dimër